LAJMI I FUNDIT:

Barcelona mposht Sevillën në garën për talentin Hagi?

Barcelona mposht Sevillën në garën për talentin Hagi?

Barcelona thuhet se ka shpresa për të mposhtur Sevillën në garë për të transferuar këtë verë lojtarin e talentuar rumun, Ianis Hagi.

20-vjeçari luan për skuadrën kombëtare U-21 të Rumanisë në kampionatin aktual evropian – duke ndihmuar ekipin për të kaluar në gjysmëfinale.


Sipas mediumit Diario Sport, gjigantët katalunas janë të bindur nga talenti i Hagit dhe mund të paguajnë tetë milion euro për të siguruar nënshkrimin e lojtarit.

Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre
Lexo po ashtu Nga Vinicius Junior te Zaniolo e Jadon Sancho, UEFA zgjedh 50 futbollistët e së ardhmes – Arijanet Muriqi në mesin e tyre

Ai është djali i ish-yllit të Real Madridit dhe Barcelonës, Gheorghe Hagi – ndoshta lojtari më i madh në historinë e futbollit rumun – dhe babai i tij është aktualisht menaxher i tij tek skuadra rumune Viitorul Constanta.

Gheorghe u konsiderua si një nga lojtarët kryesorë të futbollit evropian gjatë viteve 1980 dhe 1990, derisa djali i tij luan në një pozitë të ngjashme si mesfushori-sulmues dhe duket teknikisht i talentuar.

Ianis Hagi po shkëlqen me Rumaninë (Foto: Giuseppe Bellini/Getty Images/Guliver)

“I thashë atij të zgjidhte Sevillën, sepse ai do të bënte mirë”.

“Në fakt, futbolli spanjoll është ideal për futbollistët rumun, do të shohim nëse ai do të dëgjojë këshillën time” ka thënë trajneri i ekipit të tij kombëtar, Cosmin Contra, për mediumin Fanatik.

Hagi shënoi 14 gola në sezonin e kaluar për klubin e tij, ndërsa më parë ka qenë edhe lojtar i klubit italian Fiorentina. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori