Përçarjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës sa vijnë e shtohen. Zgjedhjet e brendshme po përcillen me prishje të kuvendeve të nëndegëve, e disa sosh janë shoqëruar edhe me përleshje fizike.
Një qasje ndryshe që flet për dallimet brenda subjektit, është edhe mundësia e përfshirjes së Listës Serbe në mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.
Janë pikërisht dy figurat kyçe të partisë, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, të cilët vlerësohet të jenë kandidatë në garën për të parin e LDK-së, e që kanë qëndrime të ndryshme sa i përket rrëzimit të qeverisë.
Derisa Haziri mohon kategorikisht mundësinë e ndërtimit ose rrëzimit të qeverisë me ndihmën e votave të Listës Serbe, Osmani thotë se nuk do të kërkojnë votat e këtyre të fundit, por thekson se nuk do të përzihen në vullnetin e deputetëve, pavarësisht etnisë apo grupit parlamentar që i përkasin.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se edhe këta të fundit kanë të drejtat e tyre kushtetuese si deputetë të Kosovës, porse thekson se LDK nuk mund të lejojë që një grupim politik i varur shumë nga ndikimi i Beogradit zyrtar, të jetë protagonist në ndërtimin dhe në rrëzimin e Qeverisë.
“Mocioni i mosbesimit ndaj LDK-së ka qenë i organizuar, i inspiruar, i nënshkruar edhe me pjesëmarrjen e Listës Serbe, por ka qenë problem i PDK-së që ka pranuar në atë kohë me qenë pjesë e njëjtë. Ne nuk e kemi kulturën e njëjtë politike, kjo na dallon neve… Politikisht, për LDK-në është e papranueshme që ata me pas një rol kritik në procese të mëdha politike, sepse dirigjimi prapa tyre qëndron jashtë Kosovës dhe ai burim në Beograd nxjerr ujë të trubullt”, thotë ai.
E bashkëpartiakja e Hazirit, deputetja Vjosa Osmani thotë se nuk kërkojnë nënshkrimet e Listës Serbe për rrëzim të qeverisë, por nuk përzihen në vullnetin e deputetëve, pavarësisht etnisë apo grupit parlamentar që i përkasin.
Osmani thotë se do t’i rikonfirmojnë 58 nënshkrimet e mbledhura deri tani, të cilat deri më tash janë vetëm nga opozita.
Edhe ajo kujton se të gjithë ata që sot ankohen në votat e Listës Serbe, kanë marrë pjesë në mocionin kundër qeverisë së LDK-në në vitin 2017.
“Ne nuk do t’i kërkojmë nënshkrimet e Listës Serbe, mirëpo ta keni të qartë një gjë, kur hyjnë në Kuvend dhe vendoset mocioni në votim, ne nuk mund ta kontrollojmë votën e deputetëve individualë. Ne nuk i përzihemi vullnetit të deputetit, pavarësisht etnisë që i takon, lidhur me mocionin që ne e propozojmë…. Target i yni, në aspektin pozitiv, janë deputetët e pushtetit, të partive në pushtet të cilat janë duke shprehur mospajtime me mënyrën se si po qeveriset me Kosovën. Nëse ata i kanë seriozisht ato vërejtje, ndoshta nuk do të hezitojnë tre ose katër prej tyre të japin nënshkrimet që t’i kemi 61”, tha ajo.
Qëndrimet e kundërta brenda LDK-së, nuk përbëjnë risi për njohësin e aktualitetit Rasim Alija.
“Kanë pasur qëndrime dhe vazhdojnë të kenë qëndrime të kundërta, akterë, figura kyçe brenda LDK-së. Kujtojmë zgjedhjen e presidentit dhe një mori vendimesh tjera lidhur me qëndrimet e kundërta brenda LDK-së. Mirëpo kjo çështje aktuale rreth përfshirjes së Listës Serbe në rrëzimin e qeverisë, ka të bëjë më shumë si garë brenda vet subjektit politik. Ne e dimë se dy figurat kryesore brenda që tentojnë me e marrë kreun e LDK-së janë Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani dhe rrjedhimisht edhe përplasja shihet në frymën e tillë, garë brenda subjektit politik”, thotë Alija.
Alija shton se kjo është çështje që i takon kryesisë së LDK-së dhe jo personaliteteve brenda subjektit. Përkundër përçarjeve të ndryshme brenda LDK-së, që u shoqëruan edhe me rrahje dhe prishje të kuvendeve nëpër nëndegë, Alija beson se krejt kjo nuk do të rezultojë me përçarje të subjektit.
“Në fund procesi i legjitimimit të kryetarit të ri të LDK-së, do të sillet rreth figurës së Isa Mustafës. Është e vetmja figurë e cila do të arrijë të mbajë të bashkuar dhe jo të përçarë Lidhjen Demokratike të Kosovës”, thekson ai.
LDK është duke zhvilluar zgjedhjet e brendshme, kuvendet e të cilës tash e disa herë po ndërpriten për shkak të tensionimit të anëtarëve, e që janë shoqëruar edhe me rrahje./kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë