LAJMI I FUNDIT:

Bashkia e Shkupit zgjedh koncesioner të ri për deponinë “Drislla”, do të jetë “në duar” të gjermanëve

Bashkia e Shkupit zgjedh koncesioner të ri për deponinë “Drislla”, do të jetë “në duar” të gjermanëve

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme ka sjellur vendim me të cilin ka konstatuar se koncesioner i ri i deponisë “Drislla” do të jetë “Scholz AG” nga Gjermania.

Konsorciumi i udhëhequr nga “Scholz AG” nga Gjermania është i përbërë nga po e njëjta kompani në bashkëpunim me kompaninë e Kroacisë “CIOS Doo” dhe kompaninë maqedonase “Splendor MAK”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Këtë vendim Këshilli i Bashkisë së Shkupit e ka marrë pas aktgjykimit të Gjykatës së Lartë Administrative.

“Me këtë vendim mundësohet që t’i vihet fundi agonisë së qytetarëve të Shkupit me deponinë Drislla dhe krijohet mundësi për fillim të procedurës për investime dhe modernizim të po së njëjtës deponi, e cila në të ardhmen do të rritet në deponi moderne që do të mundësojë që bërlloku të përpunohet me standardet më të larta botërore”, thuhet në kumtesën e Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

KFOR-i mohon se ndërmjetësuan për largimin e paramilitarëve serbë nga Banjska

Siguri
Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Paradite polic, pasdite sigurim në diskotekë – IPK po i heton këto raste

Lajme
Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Turistët nga Kosova braktisin Durrësin pas liberalizimit të vizave

Lajme
Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Muharremi bën analizën e popullsisë: Po del që nga 2011-ta, Kosovën e lëshuan për çdo vit 40 mijë persona

Sociale
Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Gërvalla në Uashington: Kosova e përkushtuar për NATO dhe BE, Serbia kërcënim për rajonin

Lajme
Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Nga drama e eksodit, deri tek suksesi i shqiptarëve në Itali - Rama kryen edhe vallen e dytë kuqezi

Lajme
Kalo në kategori