Kosova i fitoi tri pikë të mëdha ndaj Bullgarisë duke fituar me rikthim. Ndeshja u mbyll 3-2 në të mirë të djelmoshave tanë, që ishin duke humbur 2-1, por nuk u dorëzuan.
Shumë raste, tre gola, një foli i anuluar, ishin ecuria e kësaj ndeshjeje.
Mbrojtja kishte më shumë punë dhe mori dy fola, duke treguar se ende i duhet punë.
Sot krijuam shumë, po humbëm shumë, por ajo që ka rëndësi në fund është fitorja.
Telegrafi Sport i ka vlerësuar lojtarët për paraqitjen e sotme.
Formacioni startues
Arijanet Muriq 6
Tek goli i parë e prek topin, por nuk e devijon. Në disa raste i pasigurt, por fitorja e nxjerr faqe bardhë. Është i ri dhe i duhet ende të përmirësohet.
Mërgim Vojvoda 6
Goli i parë i Kosovës ishte edhe meritë e tij. Gabon te goli i parë i pranuar i joni, duke e humbur një top të thjeshtë, që u kthye në gol kundërshtarët. U zëvendësua dhe doli të jetë i qëlluar.
Amir Rrahmani 7
Më i miri i mbrojtjes. Lufton shumë dhe fiton shumë topa. Dy herë e shpëtoi portën duke u shtrirë për tokë. Një kapiten i vërtet.
Fidan Aliti 6.5
Mbrojtësi preshevar tregoi paraqitje solide. Tek goli i dytë i pranuar lojtari Dimtrov ishte nën kujdesin e tij. Pas golit të dytë të pranuar tregoi formë të lartë.
Benjamin Kolloli 7
Shumë i mirë në krahun e majtë, duke treguar se na mungoi edhe në ndeshjen e shkuar. Asiston te goli i dytë. vrapon shumë dhe lufton për çdo top.
Idriz Voca 6
Nuk ishte paraqitja e tij më të mirë. U mundua të bëjë më shumë, por ndoshta i mungon eksperienca për pozitën që ka. Zëvendësimi i tij doli i qëlluar.
Besar Halimi 7
Po vazhdon me paraqitje shumë të mira. Truri i mesfushës. E shpërndan topin dhe nganjëherë bën lëvizje të mëdha, duke i lënë të shtangur kundërshtarët.
Milot Rashica 8.5
Pa dyshim ylli i ekipit tonë. Shënon dhe asiston, duke i dhënë fitoren Kosovës. Bëri shumë depërtime dhe ishte i pandalshëm. Loja më e mirë e tij për ekipin kombëtar.
Bersant Celina 7
Sikurse në ndeshjen e shkuar edhe ndaj Bullgarisë kishte paraqitje mjaftë pozitive. Pason shpejt dhe rrezikon disa herë. Me pak fat ka mundur të jetë edhe në listën e shënuesve.
Edon Zhegrova 6.5
Po tregon se është duke u përmirësuar. Edhe sot paraqitja ishte pozitive. Goli i pari nisi prej tij. U zëvendësua pasi u lodh, sepse vrapo shumë dhe i ndihmoi edhe mbrojtjes.
Vedat Muriqi 8
Lufton shumë, prodhon shumë. Tregon se është lojtar i një niveli të lartë. Shënoi gol dhe i ndihmoi shumë lojtarët që ishin prapa krahëve të tij. Një gol i tij u anuluar. Ai lirisht mund të quhet ‘Luftëtari i Kosovës’.
Zëvendësimet
Florent Hadërgjonaj 7
Ndeshja e tij e parë për Kosovën doli të jetë mjaftë pozitive. Shumë i mirë në fazën sulmues, pasi që na duhej goli. I dha një dimension tjetër lojës.
Elbasan Rashani 7.5
Iu deshën vetëm 15 minuta loja që të rrezikojë tri herë. Lojtar i rrezikshëm. Shënoi në kohën shtesë, duke treguar se është lojtar, që kur vjen nga stoli jep më të mirën.
Anel Rashkaj 7
Rikthehet pas një kohe të gjatë të luajë për Kosovën. I mençur dhe vendoset mirë. I dha shpejtësi lojës së Kosovës dhe ndërpreu disa aksione të bullgarëve.
Trajneri
Bernard Challandes 7.5
Trajneri vazhdon të mos humbas. 13 ndeshje nën drejtimin tij pa humbje. Zëvendësimet dolën të qëlluara dhe ekipi i tij prodhoi shumë.
Fitore nën drejtimin e tij, e para në këto eliminatore. /Telegrafi/
Notat
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
“Ngjarjet në ndeshjen ndaj Espanyol kanë tejkaluar çdo kufi të gabimit njerëzor” - Real Madridi reagon ashpër ndaj gjykimit
Si rreshtohet Milani pas revolucionit në afatin e dimrit: Nënshkrimet e fuqishme që ndryshojnë formacionin dhe vendosin objektiva të fuqishëm
Milan afër që të largojë dy lojtarë në ditën e fundit të afatit kalimtar
Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi
Joao Felix arrin në Milano, marrëveshja mes klubeve është arritur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze