LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Të merret shembull krijimi i Gjykatës Speciale, dhe të krijohet edhe Tribunali ndërkombëtar

Isufi: Të merret shembull krijimi i Gjykatës Speciale, dhe të krijohet edhe Tribunali ndërkombëtar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në seancën plenare ku në rend dite është iniciativa për formimin e Tribunalit për gjenocid për krimet serbe, ka thënë se ka shtete të ndryshme që kanë krijuar këso gjykatash.

Ai ka thënë se do të duhej të merrej shembull Gjykata Speciale e cila është nisur nga Dick Marty.


“Kemi raste kur shteteve të caktuara që kanë inicuar çështje që kanë të bëjnë me drejtësinë ku kanë ndodhur tribunale ndërkombëtare. Kemi edhe inidvidë që kanë bërë kështu, duke ofruar të dhëna, shembull rasti i Gjykatës Speciale që e ka inicuar Dick Marty. Pra të shikohen modelet që e kanë bërë të tjerët, e jo të hezitoeht për krijimin e një gjykate të tillë”, ka thënë ai.

Isufi ka kërkuar të vazhdohet me inicimin e kësaj çështje pasi që sipas tij kanë dhënë mëbshtetje edhe institucionet dhe qeveria.

“Duhet ta vazhdojmë punën si parlament me pikat e caktuara që i kemi, me formimin e komisionit shtetërorë që do të gjejë rrugën për krijimin e një Tribunali ndërkombëtar. Një e dhënë faktike që ekziston është se krimet serbe kanë ndodhur në Kosovë, edhe organiztat ndërkombëtare e kanë përcjellur këtë. Është keq që edhe pas 20 vitesh të mos e krijojmë një Gjykatë që e dënon krimin, sepse krimi kurrë nuk vjetëroret. Nuk e di pse ka hezitim në këtë drejtim, por vetëm të shihen modelet që janë përdorur deri më tani. Pa e nisur dikush një punë asnjëherë nuk përfundohet me sukses. Kryetar e keni përkrahjen e insitutcioneve, të Qeverisë dhe të zotit Haradinaj që të vazhdojmë me këtë punë”, ka thënë Isfui./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori