LAJMI I FUNDIT:

Ministrat Lekaj e Mustafa diskutojnë për sigurinë në trafikun rrugor

Ministrat Lekaj e Mustafa diskutojnë për sigurinë në trafikun rrugor

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, sot ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ku është diskutuar rreth sigurisë në trafikun rrugor.

Lekaj tha se koordinimi ndërinstitucional është tejet i rëndësishëm për realizim të projekte e përmbushje të ligjit.


“Në kuadër të kësaj diskutuam rreth nevojës së hartimit të Udhëzimit Administrativ për Patentë Shoferë Profesionist dhe ndryshimin e plotësimin edhe më tutje të Ligjit për Automjete”, njoftoi Lekaj. /Telegrafi/