LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i zëvendëson shenjat përgjatë vijës kufitare

KFOR-i zëvendëson shenjat përgjatë vijës kufitare

Në ditët në vijim, KFOR-i do të vazhdojë t’i zëvendësojë shenjat ekzistuese përgjatë vijës së kufirit administrativ.

Në njoftimin e bërë nga KFOR-i, thuhet se  ky aktivitet është i domosdoshëm për të gjitha shenjat që janë në gjendje shumë të keqe, për shkak të dëmtimeve si rezultat i motit, përcjell Telegrafi.

“Shenjat e vendosura përgjatë vijës së kufirit administrativ janë vetëm referenca për personelin e KFOR-it dhe të UNMIK-ut, jo për qytetarët e Kosovës. Shenjat paralajmëruese e tregojnë distancën nga vija e kufirit administrativ, në mënyrë që personeli i KFOR-it dhe i UNMIK-ut mos t’i shkelin marrëveshjet me Forcat e Armatosura të Serbisë duke e kaluar vijën e kufirit administrativ pa dashje.

Vija e kufirit administrativ është një vijë referencë, e vendosur për qëllime ushtarake dhe nuk ka të bëjë me kufijtë zyrtarë të tashëm apo të ardhshëm. Vija e kufirit administrativ dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe aktivitetet e qytetarëve në Kosovë”, thuhet në komunikatë

Po ashtu KFOR-i ka ripërsëritur qëndrimin e tyre, se nuk do të merren me çështjen e kufirit apo ndonjë çështje tjetër lidhur me diskutimet e tanishme politike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Rama

​Rama "këshillon" Kurtin për të dalë nga kurthi i lojës “macja me miun” me Serbinë

Lajme
Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Hovenier për deklaratën e Serbisë dhe Republikës Srpska: S’është qëndrimi ynë

Lajme
Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Rama: Hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Turistja franceze katër ditë e humbur në malin e Çikës, flasin dy vullnetarët që e shpëtuan

Lajme
​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

​Rrëfimi për gurin e kristalit, Hovenier: Rugova ishte frymëzim për mua

Lajme
Kalo në kategori