Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi” të organizuar nga LDK, ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, kujtoi se si shumë kohë më parë e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik Ibrahim Rugova.
Ambasadori amerikan Hovenier tha se “Ibrahim Rugova ishte frymëzim për mua”.
“Me siguri mund të them se ai (Ibrahim Rugova) ishte një frymëzim dhe mentor i imi. Kështu edhe më tej shpreh nderimet e mia për figurën e Ibrahim Rugovës, sepse çfarë ishte dhe çfarë ka bërë, dua të tregoj një histori të shkurtër. Herën e parë që e takova atë ishte këtu në Prishtinë. Isha në udhëtim me Robert Gelbard, isha sekretar i tretë në atë kohë dhe isha duke marrë shënime gjatë atij takimi dhe shpresoja që ai do të më jepte gurin, sepse kjo ishte e famshme dhe ai e bëri dhe isha i thyer”.
“Unë dëshiroja diçka që ishte e imja dhe që ishte e tij dhe ai ma dha, dhe unë u ndjeva shumë i respektuar për atë që bënte dhe përkushtimin e tij e një njeriu shumë pragmatik. Dhe nëse shkoni sot në zyrën time në ambasadë është një gur i vogël. Atje është pjesa e vogël e kristalit tim”, theksoi Hovenier, transmeton KP.
Ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema ka theksuar se shqetësimi kryesor i ish-presidentit Bill Clinton ishte se Rugova mund të fliste kundër bombardimeve të NATO-s, duke shtuar se ai ishte i bindur për fuqinë e Rugovës.
“Rikujtoj edhe shqetësimin e Clinton që ishte se kur Rugova paqësor të lirohej NATO nuk do të kishte arsyeje për të bombarduar, dhe në një konferencë për media në Romë kishte falënderuar NATO-n për mbrojtjen e popullit të tij. Më kujtohej Bill Clinton, i cili më kishte falënderuar, dhe unë ia ktheva se duhesh të falënderosh Rugovën, sepse ai është i lirë, dhe unë nuk bëra asgjë për të këshilluar atë. Clinton ishte i bindur për fuqinë e Rugovës dhe personalitetin e tij…”.
“Koha ka kaluar, Kosova ka bërë hapa të mëdhenj përpara dhe janë shumë larg për të mirë nga ajo që kishte kërkuar Ibrahim Rugova dhe këtë situatë nuk pati mundësi të shohë ai, megjithatë dimë edhe tensionet në komunitetin ndërkombëtar që reflektojnë në rajonin e Ballkanit, që ka mbetur i brishtë, i shokuar përmes konflikteve ndëretnike, Ballkanit i duhet ende atë që do të quaja shpirti i Rugovës, i cili mund të qëndrojë për popullin e tij”, tha D’Alema.
Ndërsa, president i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia, e ka vlerësuar figurën e Rugovës si të pakrahasueshme me ndonjë politikan tjetër.
Ai derisa ka kujtuar Rugovën, ka thënë se ai kishte negociuar dhe kishte biseduar edhe me Beogradin në vitin 95, por nuk e braktisi asnjëherë qëllimin për pavarësi.
“Presidenti i parë i Kosovës nuk është i krahasueshëm me ndonjë politikan, tek ai ne gjejmë virtytin për popullin e tij, besimin për të ardhmen… Rugova ishte i vendosur për të kaluar vite të jetës së tij për të avokuar që populli i tij të jetojë jetën dhe traditat në liri të plotë…”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Jo vetëm nga vendasit, Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Ndërron jetë zjarrfikësi i aksidentuar në krye të detyrës në Gjakovë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë