LAJMI I FUNDIT:

Messi dhe Ronaldo në një skuadër? Kjo mund të ndodh në vitin 2021 në MLS

Messi dhe Ronaldo në një skuadër? Kjo mund të ndodh në vitin 2021 në MLS

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy futbollistët më të mirë në botë momentalisht dhe ndër më të mirët të të gjitha kohërave.

Argjentinasi dhe portugezi kanë rivalizuar njëri tjetrin me çmime individuale dhe ekipore, ku kanë dominuar në 15 vitet e fundit në futbollin evropian.

Por dy futbollistët e jashtëzakonshëm mund t’i shohim në një skuadër duke luajtur së bashku.


Kjo mund të ndodh nga viti 2021 në kampionatin amerikan MLS.

Është legjenda angleze David Beckham që ëndrrën e shumë tifozëve të futbollit për t’i parë dy futbollistët me një skuadër po tenton ta bëjë realitet.

Beckham që është pronar i skuadrës Inter Miami, nga viti 2020 do të luaj në MLS.

Ndërkohë stadiumi i kësaj skuadre do të jetë gati në vitin 2021 dhe është viti ideal ku Beckham synon t’i marrë në skuadër dy futbollistët e jashtëzakonshëm.

Diario Goal ka shkruar se Ronaldo ka shprehur dëshirën që në të ardhmen të luaj në MLS, ndërsa edhe Messi në rast largimi nga Barcelona do të luante vetëm për ndonjë skuadër jashtë kontinentit evropian.

Beckham është një ish-futbollist jashtëzakonisht i dashur, por në rast se arrin t’i bashkojë në një skuadër Messin dhe Ronaldon, atëherë adhuruesit e futbollit do ta duan edhe më shumë legjendën angleze. /Telegrafi/