Norma e papunësisë në Turqi u rrit në 14.7 për qind në periudhën dhjetor 2018 – shkurt 2018, që është niveli më i lartë në një dekadë, ndërkohë që efektet e krizës së valutës në vitin e kaluar kanë vazhduar të ndikojnë punëtorët.
Kjo normë në muajin janar 2019 qëndronte në 13.5 për qind dhe përfshiu një rritje të madhe të papunësisë tek të rinjtë, në nivelin më të lartë që prej vitit 2005.
Ekonomia turke u tkurr me 3 për qind në tremujorin e katërt 2018, që është performanca më e dobët në një dekadë. Vitin e kaluar, valuta ra me 30 për qind, duke sjellë dëme për ekonominë.
Presidenti i vendit Recep Tayyip Erdogan dhe ministri i Financave, Berat Albayrak, kanë thënë se Turqia ka lënë pas trazirat ekonomike. Inflacioni ka nisur rënien nga niveli i lartë i vitit të kaluar dhe deficiti i llogarisë rrjedhëse të vendit është tkurrur ndjeshëm.
Sipas Institutit turk të Statistikave, personat e regjistruar si të papunë u rritën në 4.67 milionë në periudhën tremujore deri në muajin shkurt, një rritje me më shumë se një milion nga e njëjta periudhë një vit më parë.
Agjencia e vlerësimit të kreditit Moody’s, bëri të ditur se papunësia në Turqi pritet të rritet në muajt e ardhshëm, çka do të ndikojë te konsumi privat dhe investimet. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit