LAJMI I FUNDIT:

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova ka bërë një hap të rëndësishëm në tregun financiar ndërkombëtar duke marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga agjencia e njohur globale e vlerësimit, Fitch Ratings.

Kjo agjenci ka vlerësuar Kosovën me notë kreditorë të vendosur në nivelin 2B-, një sinjal i rëndësisë së vendit në arena ndërkombëtare.


Megjithatë, Berat Rukiqi, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thotë se vlerësimi kreditor është vërtet një lajm i mirë për Kosovën, por nuk ka vend për krenari me një vlerësim në kategorinë BB-.

“Nuk mund të pritet vlerësim kreditor më i mirë për një vend me sanksione, ku bisedat e zyrtarëve për luftë janë të përditshme, duke vënë në dukje gjithashtu një deficit tregtar prej 5 miliardë eurosh dhe mungesën e investimeve serioze në ekonominë e vendit.”

“Për ata që nuk janë të njohur me terminologjinë financiare, le të sqarojmë pak. “Vlerësimi kreditor” për shtetet në kategorinë BB-, i cili është sapo publikuar për Kosovën, tregon një rrezik më të lartë për investitorët që japin hua atij shteti.

Shteti me një vlerësim “BB” konsiderohet si më pak i besueshëm për të kthyer borxhet e tij, për shkak të historisë së tij jo shumë të mirë financiare, duke e bërë atë një borxhli më të rrezikshëm.

Në metafora më të thjeshta, një notë “BB” është si një notë më poshtë mesatares që një nxënës mund të marrë në librezën e tij, që në këtë rast është një nota 2-.

Në këtë kontekst, ajo përkthehet në një sinjal paralajmërues për investitorët që mund të interesohen për të investuar në Kosovë”, tha Rrukiqi.