LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë të bëjnë selfie në plazhin ku kalojnë aeroplanët, megjithëse për këtë parashihet dënim maksimal (Foto)

Vazhdojnë të bëjnë selfie në plazhin ku kalojnë aeroplanët, megjithëse për këtë parashihet dënim maksimal (Foto)

Autoritet në Phuket të Tajlandës, ua kanë ndaluar turistëve të bëjnë selfie në një plazh, që ndodhet shumë afër një piste aeroporti.

Nga frika e aeroplanët mund të bien dhe t’i shtypin, është paraparë dënimi më i lartë për ata që qëndrojnë poshtë dhe shkrepin fotografi, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, turistët ende po vazhdojnë të realizojnë imazhet nga e njëjta hapësirë, sikur të jenë duke i prekur aeroplanët. Ende nuk ka hyrë në fuqi ky ligj, që po kundërshtohet prej organizatave që merren me turizëm.

Shumë shkojnë në atë plazh, vetëm që të kenë një selfie të tillë, ndërsa ndalimi i realizmit të saj, do të humbte interesimin e tyre për të vizituar atë plazh. /Telegrafi/