Në muajin maj, pritet që Lidhja Demokratike t’i shpallë zyrtarisht kandidaturat për kryetar të kësaj partie. Deri tani, Vjosa Osmani, Fatmir Sejdiu, Agim Veliu, Lutfi Haziri janë përmendur si pretendentët kryesorë për postin e kryetarit të LDK-së.
Por, përveç Lutfi Hazirit i cili ka konfirmuar për Telegrafin kandidimin e tij për të parin e partisë, të tjerët kanë qenë me të rezervuar sa i përket kësaj.
I kontaktuar nga Telegrafi, Fatmir Sejdiu refuzoi të përgjigjet nëse ai do të jetë njëri prej kandidatëve për postin e kryetarit.”Kam dhënë ditë më parë një intervistë, nuk mund të përgjigjem tani”, tha shkurt ai.
Ndërkaq, zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka folur për Telegrafin rreth procesit të zgjedhjeve të brendshme brenda partisë.
Ai tha, që është ende herët të flitet për kandidaturat, teksa shtoi se do të zhvillojnë procedura zgjedhore demokratike.
“Kandidaturat për kryetar të partisë shpallen në Kuvendin e LDK-së, që mbahet pas përfundimit të zgjedhjeve në nëndegët dhe degët e LDK-së. Pra, është shumë herët të flitet për kandidatura për kryetar të partisë. LDK është e konfirmuar se është parti e hapur, ka potencial të kuadrave dhe do të zhvillojë procedura zgjedhore plotësisht demokratike”, ka thënë Mustafa në një deklaratë për Telegrafin.
Kurse, analisti politik Ramush Tahiri tha për Telegrafin që kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa nuk duhet të kandidojë sërish edhe për një mandat, sipas tij, Mustafa e ka përfunduar misionin e tij.
“Nuk mendoj që Isa Mustafa duhet të kandidojë edhe një herë, mendoj që e ka përfunduar misionin e tij, mirëpo ai vendos përsëri vetë. Në LDK është më rëndësi që kandidimi të mos i mohohet askujt sikur ka ndodhur në të kaluarën që është dashtë të nxjerrin procedura për të mbledhur nënshkrime, sepse fakti që dikush po mbledh nënshkrimet tregon se ekziston një plan brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, potencon Tahiri.
Tutje analisti, thotë që është mirë që degët e LDK-së, të i propozojnë kandidatët dhe në Këshillin e Përgjithshëm të votohet me disa raunde.
“Unë mendoj që degët duhet të i propozojnë kandidatët dhe në Këshillin e Përgjithshëm duhet me votu në disa raunde, një herë në rrethin e gjerë e pastaj me dy ose tre kandidatë dhe në fund t’ia shtrijnë dorën njëri-tjetrit, mirëpo LDK prapë së prapë do të vendos se çfarë do të bëjnë. Në fund, Këshilli do të votojë më vota, me rëndësi është që të jen tre kandidate dhe që edhe degët të kenë mundësi t’i propozojnë kandidatët”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit