LAJMI I FUNDIT:

Zvicra fiton në udhëtim te Gjeorgjia

Zvicra fiton në udhëtim te Gjeorgjia
Foto: nationalteams_SFVASF/Twitter

Kombëtarja e Zvicrës ka fituar në udhëtim te Gjeorgjia me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë eliminatore për Euro 2020.

Helvetikët i kanë nisur me fitore eliminatoret për Kampionatin Evropian të vlefshme për Grupin D, duke fituar me vështirësi në një udhëtim sikurse ai te Gjeorgjia.


Ekipi i drejtuar nga Vladimir Petkovic e dominoi pjesën e parë të ndeshjes, por pa arritur të gjej golin, edhe pse pati një rast të mirë me Ricardo Rodriguez (6′).

Në pjesën e dytë, Zvicra hyri edhe më furishëm duke shtuar sulmet drejt vendasve dhe rrezikoi qysh në minutën e 53-të me anë të Mario Gavranovic.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 57-të dhe ishte Steven Zuber, i cili shënoi për epërsinë 1-0 pas asistimit të Breel Embolo.

Për golin e dytë u përkujdes Denis Zakaria (80′), i cili nga afërsia shënoi për 2-0 dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe kombëtarja e Danimarkës, ajo e Irlandës dhe Gjibraltari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori