Mësohet dita se kur Real Madridi do të festojë titullin e kampionit në rrugët e Madridit
Real Madridi është kampion i ri i Spanjës për edicionin 2023/24 katër xhiro para fundit.
Los Blancos kanë fituar për herë të 36-të kampionatin spanjoll La Liga dhe ky sukses erdhi pas një sezoni të jashtëzakonshëm nga të besuarit e Carlo Ancelottit.
Megjithatë për të parë festën e titullit në rrugët e kryeqytetit spanjoll Madrid, tifozët e Realit duhet të presin edhe një javë.
Marca ka raportuar se Los Blancos do të bëjnë festën e titullit të dielën, një ditë pas ndeshjes Granada – Real Madrid.
Edhe pse ende nuk është konfirmuar një gjë e tillë, sipas Marcas ky është plani i drejtuesve të Realit që festa të zhvillohet ditën e diel të 12 majit.
🙌 ¡SOMOS LOS CAMPEONES DE LALIGA 2023/24! 🙌 pic.twitter.com/jSGlGbooKv
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 4, 2024
Real Madridi u shpall kampion i La Ligas katër xhiro para fundit të kampionatit pasi aktualisht ka 13 pikë më shumë se Girona që ndodhet në pozitën e dytë.
Los Blancos kanë grumbulluar 87 pikë me 27 fitore, gjashtë barazime dhe vetëm një humbje deri më tani në La Liga. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shkëlqeu këtë sezon me Interin, Lautaro Martinez shpallet lojtari më i mirë i vitit në Serie A
Ancelotti këmbëngul se veterani i Real Madridit mund të mbetet pjesë e ekipit sezonin e ardhshëm
Liga e Evropës publikon formacionin më të mirë të sezonit – Xhaka dhe Gjimshiti pjesë e tij
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Ylli i Real Madridit mund të bëhet bashkëlojtar i Messit tek Inter Miami
Kandidati që Klopp e propozoi për ta zëvendësuar atë i kishte thënë “jo” Liverpoolit
“Sa keq i trajton Barcelona legjendat e tyre”, trajneri i Sevillës me deklaratë goditëse
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Emri surprizë del të jetë kandidati kryesor për ta zëvendësuar Southgate si trajner i Anglisë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona