ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Barcelona i është bashkuar garës për transferimin e qendërmbrojtësit të Arsenalit, William Saliba, duke hyrë në listën e klubeve që prej kohësh kanë shfaqur interes për reprezentuesin francez, ku bëjnë pjesë edhe Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Sipas raportimit të “CaughtOffside”, klubi katalanas po monitoron situatën e Salibas, i cili konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Evropë dhe një lider afatgjatë për repartin defensiv.


Interesimi i Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit për 25-vjeçarin është raportuar prej kohësh, ndërsa tani edhe Barcelona ka hyrë në garë për shërbimet e tij.

Megjithatë, Arsenali nuk ka ndërmend të ndahet me një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. "Topçinjtë" janë të gatshëm të dëgjojnë vetëm oferta që arrijnë vlerën e rreth 150 milionë eurove.

Klubi londinez është në pozitë të favorshme edhe për shkak se Saliba ka kontratë deri në vitin 2030, çka i jep kontroll të plotë mbi të ardhmen e tij.

Barcelona e sheh francezin si përforcimin ideal për mbrojtjen, por kufizimet financiare e bëjnë shumë të vështirë realizimin e një marrëveshjeje të tillë.

Nga ana tjetër, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini mund të kenë më shumë fleksibilitet ekonomik, por mbetet për t'u parë nëse ndonjëri prej tyre do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Arsenali./Telegrafi/

telegrafi sport app