LAJMI I FUNDIT:

Universitetet në pritje të rikthimit të akreditimeve

Universitetet në pritje të rikthimit të akreditimeve

Dyzet programeve studimore  të institucioneve publike të arsimit të lartë muajin e kaluar u është tërhequr akreditimi nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë. Por, pas ankesave të universiteteve publike, se pezullimi i programeve ishte i pabazë, Agjencia e Akreditimit ka filluar të rikthejë akreditimin për ato programe që i plotësojnë kriteret e parapara.

Rikthimin e akreditimit  për të gjitha programet e pezulluara e konfirmoi Agron Bajraktari, rektor i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

“Pas vendimit nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, Agjencisë se Akreditimit të Kosovës, ne kemi bërë ankesë e cila është shqyrtuar nga Agjencia e Akreditimi. Pas shqyrtimit të ankesës është rikthyer akreditimi për të gjitha programet e studimit”, tha Bajraktari, për Radio Kosovën


Edhe prorektori i Universitetit të Prishtinës” Hasan Prishtina”, Dashamir Bërxulli, ka thënë se edhe universitetit më të madh në vend i është rikthyer akreditimi për programet e pezulluara.

Ndërsa, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, Gazmend Luboteni, ka thënë se ankesat po shqyrtohen nga  Komisioni për Ankesa dhe në ato në raste ku universitet i plotësojnë kriteret, akreditimi do të rikthehet.

“ Në vijim ne aty ku kemi vërejtur që ka pasur një staf dhe e kanë vendosur diku tjetër, e këtu nuk i kanë plotësuar kriteret, kemi mundësuar të bëjnë një lëvizje të stafit, por brenda stafit që është i deklaruar,e jo të marrin nga jashtë. Kjo është në proces e sipër, dhe prapë po theksoj se atyre institucioneve që kanë staf plotësues, do t’u rikthehet akreditimi, ndërsa ato që nuk kanë mundësi, do të mbetet vendimi që është marrë me herët” ka thënë Luboteni.

Ankesat nga universitetet publike erdhën si rezultat i mos respektimit të Udhëzimit Administrativ të Ministrisë se Arsimit, ku neni 21 përkufizon marrjen e procedurës se akreditimit nga ana e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, vetëm pas një raporti vlerësues të ekipit të ekspertëve  të jashtëm, gjë që nuk ka ndodhur me rastin e vendimit të fundit për universitetet publike.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës

Lajme
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje

Politikë
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Kalo në kategori