LAJMI I FUNDIT:

Atletico humbi betejën taktike ndaj Juves

Atletico humbi betejën taktike ndaj Juves
Diego Simeone (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Atletico Madridi lëshoi nga dora epërsinë prej dy golash duke u eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes prej 3-0 nga Juventusi në Allianz Stadium.

Angel Correa bëri një gabim fëmijëror, Antoine Griezmann ishte anonim, ndërsa Alvaro Morata ishte i heshtur në secilin duel me ish-bashkëlojtarët e tij.

Për më shumë, Massimiliano Allegri e la nën hije Diego Simeonen në aspektin taktik. Më poshtë, jua sjellim një përshkrim të lojës së futbollistëve të Atleticos, sipas Marca:


Oblak
Nuk mund të bënte shumë në rastin e golave. Teknologjia ia mohoi intervenimin që bëri në golin e dytë të Cristiano Ronaldos, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale.

Rodrigo
Arriti t’i qetësonte gjërat me raste dhe ishte i vetmi që tregoi ndonjë lloj kontrolli. Momentet më të mira të Atleticos kaluan përmes tij.

Gimenez
Tregoi personalitet për një ndeshje të këtij niveli dhe ishte më i miri në mbrojtjen e Atleticos.

Vitolo
Nuk arriti të përshtatej në lojë gjatë kohës sa luajti.

Griezmann
Francezi ishte rrallë i përfshirë në lojë dhe nuk krijoi asnjë rast. E kërkonte topin, mirëpo nuk arriti të bënte asgjë kur e kishte.

Antoine Griezmann ishte anonim ndaj Juves (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Lemar
Ai vuajti përballë Cancelos dhe nuk dinte të luajë në aspektin defensiv.

Arias
Vetëm falë ndihmës së Kokes, nuk doli akoma më keq.

Saul
Rrallë shfaqej. Nuk ia doli ta tregonte lojën e tij më të mirë në një pozitë ku rrallë luan mirë.

Koke
Ishte më tepër i përqendruar në mbrojtje sesa në sulm dhe gjithmonë përpiqej t’i ndihmonte Ariasit.

Morata
E pati një goditje me kokë në pjesën e parë, mirëpo e humbte secilin top me Giorgio Chiellinin dhe Leonardo Bonuccin. Ishte shumë i butë në një ndeshje kaq të madhe.

Morata ishte i pafuqishëm përballë ish-bashkëlojtarëve (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

Juanfran
Ndryshimi në krah e dëmtoi më shumë. Vuajti me Joao Cancelon dhe nuk kontribuoi në sulm.

Correa
Argjentinasi dhuroi një penallti që i kushtoi Atleticos me eliminim.

Godin
E humbi betejën individuale më Cristiano Ronaldon, i cili ishte mbi të në secilin kërcim.

Simeone
Allegri e mposhti në secilën zonë. Ishte një prej paraqitjeve më të dobëta të skuadrës së tij, në një prej rasteve më të mëdha.

Massimiliano Allegri e la nën hije Diego Simeonen në aspektin taktik  (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

/Telegrafi/