LAJMI I FUNDIT:

Vajgl: Reformat duhet të jenë të dukshme

Vajgl: Reformat duhet të jenë të dukshme
SLOVENIJA LJUBLJANA 11.12.2008 VAJGL IVO POSLANSKA SKUPINA ZARES FOTO:ROMAN SIPIC/DELO

Eurodeputeti Ivo Vajgl për “NOVA TV” deklaroi se të amnistuarit e hyrjes së dhunshme në Kuvend më 27 prill kanë bërë vepra penale më të lehta dhe nuk i kanë bërë dëm të madh Maqedonisë. Ai porositi Qeverinë e Maqedonisë që në muajt e ardhshëm të angazhohet më shumë në reformat e zbatuara, të jenë të dukshme për BE-në në mënyrë Maqedonia të marrë datë për bisedime.

“Jam i bindur, se nëse tani hapeshin bisedimet, përgjigja e disa vendeve do të ishte negative. Duhet të bëhet më shumë në muajt e ardhshëm që të jepet rezultati i reformave”, thotë raportuesi për Maqedoninë në Kuvendin evropian, Ivo Vajgl, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se këtë herë Franca nuk do ta bllokojë dhënien e datës për bisedime për shkak se kryetari i Francës, Macron ka qëndrime krejtësisht të ndryshme.


“Ai erdhi në pushtet me agjendë pro-evropiane integruese dhe nuk mund ta paramendoj se ai do të jetë njeriu që do ta ndalojë ndihmën e Maqedonisë në momentin kur i ka plotësuar të gjitha kushtet. Por, tani duhet të tregohet se agjenda reformuese nuk është frazë boshe politike”, thotë mes tjerash Vajgl.

Vajgl thotë se në bisedën e fundit me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka marrë konfirmime të forta se opozita maqedonase  do të mbështes reformat në korrupsion, gjyqësi dhe luftën ndaj krimit.

Për kërcënimet e Kyriakos Mitsotakis se do ta bllokojë marrëveshjen e Prespës kur do të hyj në pushtet, Vajgl thotë se këto janë mesazhe vetëm për opinionin grek, ndërsa në Evropë këto nuk kalojnë./Telegrafi/