LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi humb në finale, fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit

Distria Krasniqi humb në finale, fiton medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit

Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi është treguar e pafat duke humbur në finale, por është mjaftuar me një medalje të argjendtë në Grand Slamin e Parisit.

Distria Krasniqi e nisi mirë sot (e shtunë) ditën duke shënuar katër fitore dhe duke arritur në finale.


Por, në finale xhudistja jonë ishte e pafat pasi u mposht me ippon nga japonezja Ami Kondo.

Distria Krasniqi fantastike, siguron finalen në Paris
Lexo po ashtu Distria Krasniqi fantastike, siguron finalen në Paris

Kështu, Distria u desh të mjaftohet me medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Distria e nisi garën me fitore me ippon ndaj garueses portugeze, Joana Diogo, të cilën e mposhti në raundin e dytë të garave.

Në raundin e tretë, Distria arriti të mposhtë brazilianen Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj koreano-jugores Yujeong Kang.

Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale
Lexo po ashtu Distria Krasniqi kualifikohet në gjysmëfinale

Xhudistja pejane ishte fantastike edhe në gjysmëfinale duke e mposhtur me ippon edhe francezen, Melanie Clement.

Më vonë edhe xhudisti tjetër nga Kosova, Akil Gjakova është në garë për medaljen e bronztë. /Telegrafi/