Akoma i pandalshëm edhe në moshë 34 vjeçare, Cristiano Ronaldo – njëri prej sportistëve më të mëdhenj në histori
Nëse Cristiano Ronaldo do të ishte si fituesit tjerë të Topit të Artë, ai tashmë do të ishte pensionuar, ashtu si Marco van Basten, Michael Owen apo Zinedine Zidane, ndoshta pas një periudhe në MLS, si Kaka, apo në ndonjë ligë ku nuk kërkohet shumë angazhim dhe fitohet para.
Por, superylli i Juventusit nuk është si fituesit tjerë të çmimit më prestigjioz individual që u ndahet futbollistëve.
Kur kanë kaluar 11 vite pasi u shpall për herë të parë futbollisti më i mirë në botë (në vitin 2008), portugezi – i cili të martën (5 shkurt) i ka mbushur 34 vjet – nuk e ka në plan të ndalet.
Në fund të vitit 2019, ai do të jetë sërish njëri prej konkurrentëve për çmimin e madh, duke qenë se e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse karrierën e tij te Juventusi, ku vazhdon të vendosë rekord pas rekordi.
Dhe derisa debati se cili është më i mirë – ai apo Lionel Messi – do të vazhdojë përgjithmonë, askush nuk mund ta mohojë faktin se CR7 është një prej sportistëve më mahnitës në histori të futbollit.
“Ylli portugez e ka kapacitetin fizik të një 20-vjeçari“, kishte raportuar AS me rastin e transferimit të tij te Zonja e Vjetër nga Real Madridi, duke vënë në pah përqindjen e yndyrës dhe masën muskulore shumë më të mirë se një lojtar mesatar në moshë shumë më të re.
“Jam këtu, sepse është një sfidë e madhe në karrierën time. Në moshën time, lojtarët zakonisht shkojnë në Kinë. Unë jam ndryshe nga të gjithë të tjerët, nga të gjithë lojtarët që janë 32, 33 apo 34 vjeç”, kishte thënë Cristiano me rastin e arritjes në Torino. Dhe këtë e dëshmon në fushë. Ai është i fiksuar pas stërvitjeve dhe gjendjes fizike.
“Ai është personi i parë që kam parë duke punësuar një nutricionist, një mjek, një fizioterapeut personal, një shef kuzhine. Ai ka investuar te vetvetja për t’u bërë më i miri në botë”, ka treguar për ITV Rio Ferdinand, ish-bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi.
Motivimi i pashoq i Ronaldos dhe zbatimi me përpikëri i këshillave të ekspertëve të fitnesit, ka bërë që CR7 të ndërtojë një fizik që u konkurron futbollistëve shumë më të rinj se ai. Diçka që e ka ilustruar në mënyrën më të mirë Carlos Queiroz, ish-asistenti i Sir Alex Ferguson.
“Isha një herë në zyrën time në Carrington dhe pashë diçka duke lëvizur nëpër drunjët larg meje. Ndoshta është ndonjë spiun. E thirra sigurimin dhe e pyeta. Ai u kthye dhe më tha: ‘Është Cristiano Ronaldo. Po stërvitet vetëm’. Ai ishte unik”.
“Ishte diçka e rrallë të shihje një lojtar të ri aq të talentuar dhe me një personalitet aq të fortë, me një qëllim dhe përkushtim. Kisha lexuar për Arnold Schwarzenegger që kishte mësuar të vallëzonte tango. Ai ishte i fiksuar të bëhej perfeksionist. I tillë është edhe Cristiano “, ka treguar Queiroz për The National.
Është një gjë të jesh futbollist i talentuar, por është diçka tjetër që ta plotësosh dhe ta zgjerosh potencialin që ke. Për Ronaldon, tiparet e tij mentale ndoshta i tejkalojnë ato teknike duke ia mundësuar që të konkurrojë me Messin, një lojtar që është më i talentuar natyralisht sesa portugezi. Por, numri 7 i Juves e ka thënë në të kaluarën se nuk i intereson mënyra e funksionimit të argjentinasit.
“Unë nuk konkurroj me Messin. Unë konkurroj me vetveten. Dua të përqendrohem te vetvetja. Më shumë më intereson loja ime, sesa ajo e rivalëve”, ka thënë ai për Men’s Health, ndërsa kjo gjë e ka ngritur atë në maje.
“Nganjëherë ktheheshim nga ndeshjet evropiane në 3:00 të mëngjesit, por Ronaldo ishte lojtari që nuk shkonte drejt në shtëpi. Ai shkonte në fushën stërvitore për një dush të ftohtë, për t’u rikuperuar më shpejt pas lojës”, ka treguar për Daily Mirror, ish-trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Përkushtimi i tij është në skajin më ekstrem, por bën që Ronaldo të shmangë lëndimet dhe të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë. Bashkëlojtari i tij, Giorgio Chiellini, beson se portugezi mund të luajë deri më moshën 40 vjeçare, ndërsa kështu mendon edhe vet CR7.
“Kur e rinovova kontratën time (me Real Madridit), u thash se do të luaja edhe kur të isha 41 vjeçar – gjysma ishte shaka dhe gjysma e vërtetë. Nëse ndihem mirë, pa lëndime dhe jam i motivuar, do të luajë edhe pas 35, 41 apo 45 vjet. Nuk e di”, ka thënë në të kaluarën sulmuesi për Sky Sports.
Se ku do të jetë pas disa viteve është e pamundur të parashikohet, por ai vazhdon të jetë në të njëjtin nivel që ka qenë për më shumë se një dekade – në mesin e më të mirëve në botë.
Me 17 gola në 22 ndeshje në Serie A deri më tani, forma e tij te Juventusi ka qenë mbresëlënëse. Këtu nuk duhet harruar paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve (garën të cilën e ka dominuar në vitet e fundit). Ndërkaq, ka gjasa reale që ta thyejë rekordin e Ferenc Hirzer (që nuk është thyer qe 93 vite) për më së shumti gola të shënuar për Zonjën e Vjetër brenda një sezoni (35).
“Ronaldo është bërë një sportist vërtet i kalitur. Me kënaqësi e kam shikuar duke evoluar. Ai është akoma i fortë dhe i shpejtë, akoma ka aftësi teknike për të shkëlqyer, por luan më mençur dhe e ka përvojën dhe pjekurinë që t’i shfrytëzojë në mënyrën më të mirë aftësitë e tij”, ka thënë fizioterapisti i futbollistit, Antonio Gaspar.
Gjithmonë do të ketë njerëz që besojnë se Messi është më i mirë se Ronaldo. Gjithmonë do të ketë njerëz që besojnë se ai është prapa të mëdhenjve nga e kaluara – si Pele dhe Diego Maradona. Por, së paku edhe për disa vite, Cristiano Ronaldo do të mbetet një ikonë e futbollit që plaket si një verë e mirë.
Disa prej arritjeve më të mëdha në karrierën e Ronaldos:
Manchester United
Liga Premier: 2006–07, 2007–08, 2008–09
FA Cup: 2003–04
Football League Cup: 2005–06, 2008–09
FA Community Shield: 2007
Liga e Kampionëve: 2007–08
Kupa e Botës për Klube: 2008
Real Madrid
La Liga: 2011–12, 2016–17
Copa del Rey: 2010–11, 2013–14
Superkupa e Spanjës: 2012, 2017
Liga e Kampionëve: 2013–14, 2015–16, 2016–17, 2017–18
Superkupa e UEFA-s: 2014, 2017
Kupa e Botës për Klube: 2014, 2016, 2017
Juventus
Superkupa e Italisë: 2018
Portugali
Kampionati Evropian: 2016
Disa prej çmimeve të shumta individuale
FIFA Topi i Artë/Topi i Artë: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017
FIFA Lojtari i vitit: 2008
FIFPro Lojtari i vitit: 2008
Lojtari më i mirë sipas FIFA-s: 2016, 2017
UEFA Lojtari më i mirë në Evropë: 2014, 2016, 2017
UEFA Lojtari më i mirë i klubit: 2007–08
UEFA Sulmuesi më i mirë: 2007–08
Lojtari më i mirë në botë: 2008, 2013, 2014, 2016, 2017
FIFPro Çmimi special për lojtarin e ri: 2003–04, 2004–05
PFA Lojtari portugez i vitit: 2016, 2017
Këpuca e Artë evropiane: 2007–08, 2010–11, 2013–14, 2014–15
FIFA FIFPro XI: 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018
Ekipi i vitit sipas UEFA: 2004, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015, 2016,2017, 2018
Skuadra e sezonit në Ligën e Kampionëve: 2013–14, 2014–15, 2015–16, 2016–17, 2017–18
Ekipi më i mirë i Kampionatit Evropian: 2004, 2012, 2016
XI më i mirë i të gjitha kohërave në Evropian
FIFA Ekipi botëror i ëndrrave: 2018
PFA Lojtari i ri më i mirë: 2006–07
PFA Lojtari më i mirë sipas lojtarëve: 2006–07, 2007–08
PFA Lojtari më i mirë sipas tifozëve: 2006–07, 2007–08
Lojtari më i mirë i sezonit në Ligën Premier: 2006–07, 2007–08
PFA Ekipi i vitit në Ligën Premier: 2005–06, 2006–07, 2007–08, 2008–09
Këpuca e Artë në Ligën Premier: 2007–08
Lojtari më i mirë në La Liga: 2013–14
Sulmuesi më i mirë në La Liga: 2013–14
Lojtari më i vlefshëm në La Liga: 2012–13
Goli më i mirë në La Liga: 2013–14
Ekipi i sezonit në La Liga: 2013–14, 2014–15, 2015–16
IFFHS Golashënuesi më i mirë në top-ligë: 2014, 2015
IFFHS Golashënuesi më mi mirë në botë: 2013, 2014, 2016, 2017
IFFHS Ekipi më i mirë në botë: 2017, 2018
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAfati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Nuk ka kthim mbrapa - Real Madridi po fillon me revolucion në skuadër: Tre lojtarë do të shiten
Conceicao i kërkon Milanit transferimin e 'të padëshiruarit' te Chelsea
U raportua se Real Madridi ka marrëveshje me Davies - reagon drejtori i Bayern Munichut
Hansi Flick emëron lojtarin që aktualisht është më i mirë se Lamine Yamal
Milani heq dorë nga Rashford
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit