LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM mund të përjashtojë deputetë të rinj nëse mbështesin ndryshimet kushtetuese

OBRM-PDUKM mund të përjashtojë deputetë të rinj nëse mbështesin ndryshimet kushtetuese

Partia opozitare OBRM-PDUKM edhe më tej ka mundësi që të përjashtojë deputetët nga radhët e saj partiake, nëse ato votojnë për ndryshimet kushtetuese, të cilat do të fillojnë nesër, ndërsa nuk mund të zgjasin më shumë se dhjetë ditë.

Të njëjtën gjë e ka njoftuar edhe zv. kryetari i OBRM-PDUKM-së, Aleksandar Nikollovski. Ai tha se nuk do të përjashtohen vetëm deputetët të cilët do të votojnë për ndryshimet kushtetuese, por edhe ata të cilët do të nxisin ta bëjnë atë, siç ndodhi me ish-ministrin Nikolla Todorov, Mitko Jançev dhe Sasho Mijallkov.

Kryeministri Zoran Zaev vetëm se ka paralajmëruar se për ndryshimet kushtetuese mund të votojnë deri në 85 deputetë.


Komiteti Qendror i partisë vetëm se ka shkarkuar tetë deputetë nga radhët e saj të cilët votuan për hapjen e kushtetutës./Telegrafi/