LAJMI I FUNDIT:

Shfajësohet KEDS: Prishja ka ndodhur në asetet e Termokosit

Shfajësohet KEDS: Prishja ka ndodhur në asetet e Termokosit

KEDS ka reaguar ndaj një njoftimi të Termokosit se për shkak të ndërprerjeve të gjata dhe të paparalajmëruara të energjisë elektrike nga ana e KEDS-it, është pamundësuar furnizimi me ngrohje për banorët e Prishtinës.

“KEDS njofton se sot pas mesnate, konkretisht rreth orës 00:40 ka ndodhur një prishje në asete e Termokosit. Konkretisht, prishja ka ndodhur në ndërperësin dhe kabllot që e furnizojnë këtë ndërmarrje, që të dyja në pronësi të kësaj ndërmarrjeje.


“Kjo ka bërë që tërë nënstacioni një kohë të shkurtër të jetë pa energji elektrike. Pra, nuk bëhet fjalë për asnjë ndërprerje nga ana e KEDS-it, por për prishje në asetet e një ndërmarrje tjetë”, thuhet në njoftimin e KEDS-it, përcjell Telegrafi.

Në reagimin e KEDS-it thuhet se ata menjëherë e kanë njoftuar Termokosin dhe konsumatorët e tjerë se çka ka ndodhur.

“Duke e ditur ndjeshmërinë, KEDS-i ka dalë menjëherë në ndihmë kësaj ndërmarrje dhe ka dërguar ekipet për të sanuar prishjen”.

Termokos: Mungesa e ngrohjes për shkak të ndërprerjeve të rrymës
Lexo po ashtu Termokos: Mungesa e ngrohjes për shkak të ndërprerjeve të rrymës

“Ekipet tona kanë arritur ta rikthejnë energjinë për Termokosin rreth orës 5:00 të mëngjesit. Por, linja prapë  ka filluar të shkaktojë probleme dhe KEDS është dashur të intervenojë sërish pak para orës 13:00 deri në ora 14:00, kur janë zëvendësuar pajisjet e dëmtuara”.

“Kjo nuk është hera e parë që po paraqiten prishje në kabllot e Termokosit. Aty kanë dy linja 10 kV (kilovolt) që e furnizojnë këtë ndërmarrje, pra 6 kabllo. Ato kabllo janë të dëmtuara nga vet punimet e Termokosit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori