LAJMI I FUNDIT:

Wieland: Disa qeveri të BE-së s’janë të bindura për liberalizimin e vizave për Kosovën

Wieland: Disa qeveri të BE-së s’janë të bindura për liberalizimin e vizave për Kosovën

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, tha se e mbështet Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Prishtinë, Wieland tha se shpreson se Kosovës nuk do t’i vendosen kushte të reja në këtë proces.


“Unë do t’ju mbështes që të mos ketë kushte shtesë, përpos atyre kushteve që ju keni pasur. Fatkeqësisht, nuk mund t’ju premtoj se kur do të bëhet kjo (liberalizimi i vizave), për arsye se ka disa qeveri që ende nuk janë të bindura që ta përkrahin”, tha Wieland.

Ai tha se udhëheqësit politikë të Kosovës nuk duhet t’iu premtojnë njerëzve data se kur ata mund të lëvizin lirshëm pa viza në zonën Schengen.

Duke folur për mundësinë e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Wieland tha se kjo “nuk është ide e mirë”.

Haradinaj takon zëvendëspresidentin e PE-së, i kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave
Lexo po ashtu Haradinaj takon zëvendëspresidentin e PE-së, i kërkon përkrahje për liberalizimin e vizave

“Unë isha shumë i drejtpërdrejtë me kryeministrin dhe i thashë se në momentin e parë që kam dëgjuar njerëz që propozonin ndryshimin e kufijve duke u bazuar në disa marrëveshje, unë isha shumë i dëshpëruar. Por, u bëra shumë i lumtur nga qëndrimi i kancelares (gjermane) Angela Merkel që e sqaroi se ne nuk mendojmë se është një hap i mirë për të ndryshuar (kufijtë) në këto rajone, sepse ka më shumë ndikime sesa në rajone të tjera në botë. Unë nuk mendoj se kjo është një ide e mirë”, tha zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland.

Kryeministri Haradinaj tha se ka kërkuar mbështetjen e Wieland dhe të Gjermanisë për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

“Për mua është shumë e rëndësishme mbështetja e Gjermanisë, e zotit Wieland. Ia kërkova ndihmën sepse ne e kemi të vështirë t’ia shpjegojmë Gjermanisë të vërtetën për ne dhe kërkoj nga ai që të vazhdojë t’ua tregojë të drejtën e Kosovës të gjithëve”, tha Haradinaj.

Qytetarët e Kosovës janë të vetmit në rajonin e Ballkanit që nuk e gëzojnë të drejtën e lëvizjes pa viza në zonën Schengen.

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Mos futja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, deputeti Schwabe: Gabim i rëndë i Qeverisë gjermane – KiE të mos diktohet nga Trump dhe Grenell

Lajme
Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për

Qytetari që ra viktimë e fajdeve rrëfen për "hilet" e fajdexhinjve: Nga 10 mijë borxhi shkoi në 50 mijë euro

Sociale
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Zgjatet afati i regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj në 11 komuna, diaspora deri më 31 gusht

Lajme
Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Haradinaj: Dështimi i anëtarësimit në KiE i faturohet vetëm Albin Kurtit

Politikë
Kalo në kategori