Mungesa e vitaminës D – kërpudhat janë burim i mahnitshëm i vitaminës së diellit
Vitamina D është e domosdoshme për trupin, pasi që i mban eshtrat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm
Me mungesë të vitaminës D, trupi e ka të vështirë ta rregullojë sasinë e kalciumit apo fosfatit në trup.
Sipas ekspertëve, mungesa e vitaminës D mund të shpijë edhe në probleme të ndryshme shëndetësore, madje edhe në deformime të ndryshme.
Por, sipas tyre, rrezikun e mungesës së vitaminës D mund ta ulni duke ngrënë më shumë kërpudha, transmeton Telegrafi.
Llojet e caktuara të kërpudhave, sipas sajtit ‘Everyday Health’, ju ndihmojnë ta shmangni mungesën e kësaj vitamine.
Ekspertët bëjnë të ditur se disa prej kërpudhave trajtohen me rreze ultravjollcë, gjë e cila u jep atyre vitaminë D.
Sasia e vitaminës D që përmbajnë kërpudhat varet nga ajo se me sa shumë dritë ultravjollcë janë trajtuar, por mund të përmbajnë deri në 17 miligramë.
Nëse ju keni nivele të ulëta të vitaminës D, do të ndiheni të lodhët, të dobët dhe në përgjithësi pa disponim.
Vlen të ceket se kërpudhat në mënyrë natyrale nuk ofrojnë sasi të larta të vitaminës D, por disa lloje që trajtohen me rreze UV e bëjnë këtë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë