LAJMI I FUNDIT:

Rovena Dilo flet për debatin me Ronela Hajatin

Rovena Dilo flet për debatin me Ronela Hajatin

Është bërë traditë tashmë në programin “E diela shqiptare” që pas përfundimit të “Këngës Magjike” të realizohet “Post Kënga Magjike”.

Këngëtarët mblidhen dhe diskutojnë për festivalin. Këtë vit këngëtaret Rovena Dilo dhe Ronela Hajati debatuan në lidhje me këngën që kishte zgjedhur kolegu i tyre Robert Aliaj për të konkuruar në festivalin “Kënga Magjike”. Ronela u kthye kundër Robertit duke u shprehur se me këngën “Ah ku më hodhi Zoti” ai duhet të recitonte diku tjetër dhe jo në “Kënga Magjike”.


Kjo bëri që Rovena Dilo të marrë mikrofonin dhe t’i thotë që me këtë ajo ofendon edhe reperat. Lidhur me këtë debat, këngëtarja Rovena Dilo foli edhe në emisionin “Rudina” ku ishte sot e ftuar. Ajo sqaroi se nuk është zënë me Ronelën dhe shtoi se ishte thjesht një debat në të cilin ajo kishte mbrojtur Robertin .

“Roberti interpretoi vargje, bejte apo le t’i marrim si të duam. Ai doli në skenën e festivalit dhe solli zhanrin e tij, por ky lloj zhanri, protesta apo revolta është një zhanër shumë i përhapur nëpër botë. Të gjithë i drejtohen problemeve sociale, politike apo problemeve shoqërore nëpërmjet këngëve. Dhe Roberti solli këtë lloj kënge dhe u duartrokit jashtëzakonisht shumë sepse ishte momenti i kësaj kënge, ishte ide e bukur e përshtatur me protestën e studentëve.

View this post on Instagram

#hall 🔴 @iljanstermolli @arber_bytyqi_mua

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on Dec 7, 2018 at 6:51am PST

Roberti nuk doli natën e fundit dhe ajo që ndodhi ishte që Ronela tha le të shkojë në Kongres Roberti. Unë dhe Aurela që ishim afër nuk e mirëpritëm këtë sepse një artist nuk del në skenë vetëm për të kënduar. Ronela e kishte për tematikën. Ngrihet Aurela e para dhe po e kundërshtonte për këtë etiketim që po i bënte këngës dhe unë u ngrita dhe i thashë ajo këngë është si gjithë të tjerat. Dhe ajo më tha nuk është këngë, është recitim. Unë ia ktheva duke i thënë që ti po hedh poshtë repin. Unë nuk u zura me Ronelën, ai ishte një debat. Unë mbrojta Robertin sepse ajo në mënyrë të padrejtë tha se kënga e tij nuk duhet të ishte pjesë e festivalit. Unë nuk e kam me Ronelën këtë debat, e kam me të gjithë ata që mendojnë si Ronela”, tha këngëtarja. /tvklan.al/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

A është kjo provë që Justin Bieber kishte një transplant flokësh? - Kirurgu i famshëm zbulon shenjat e habitshme

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Aktori turk Caglar Ertugrul dyshohet se bleu dhe shkatërroi ish-shkollën, në shenjë hakmarrjeje për traumat e fëmijërisë

Magazina
Kalo në kategori