LAJMI I FUNDIT:

Bayerni dhe Atletico rivalizojnë Unitedin për Perisicin

Bayerni dhe Atletico rivalizojnë Unitedin për Perisicin
Ivan Perisic (Foto: Dan Istitene/Getty Images/Guliver)

Interi thuhet se është i përgatitur të shesë Ivan Perisic për 50 milionë euro në verën e ardhshme, ndërsa konkurrenca pritet të jetë e madhe për të.

Jose Mourinho nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të nënshkruar me reprezentuesin e Kroacisë, profili i të cilit u ngrit pas Kupës së Botës 2018.

Nerazzurrët hodhën poshtë disa oferta të mëdha nga Djajtë e Kuq, pasi ishin të ulëta sipas tyre.


Perisic mund të largohet në janar nga Interi
Lexo po ashtu Perisic mund të largohet në janar nga Interi

Klubi italian nuk tentoi të lëkundet kurrë nga çmimi i kërkuar prej 50 milionë eurosh për shërbimet e kroatit.

Ivan Perisic (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas gazetës Tuttosport, ky objektiv mbetet i njëjtë, por Manchester United tani përballet me konkurrencë të ashpër nga disa gjigantë të tjerë evropianë.

Bayern Munich dhe Atletico Madrid janë gjithashtu të interesuar për transferimin e Perisicit.

Perisic: Isha afër transferimit te Unitedi, Spalletti më bindi të qëndroj te Interi  
Lexo po ashtu Perisic: Isha afër transferimit te Unitedi, Spalletti më bindi të qëndroj te Interi  

Edhe disa klube tjera të Ligës Premier potencialisht janë duke e shikuar situatën e kroatit.

Megjithatë, Interi duhet të luftojë edhe më shumë për të arritur 50 milionë euro, pasi shfaqjet e tij këtë sezon kanë qenë shumë larg nga ato me Kroacinë. /Telegrafi/