LAJMI I FUNDIT:

Pires: Kam luajtur me Zidanen e Henryn dhe kundër Ronaldinhos e CR7, por Messi ka diçka më shumë se të gjithë

Pires: Kam luajtur me Zidanen e Henryn dhe kundër Ronaldinhos e CR7, por Messi ka diçka më shumë se të gjithë
Lionel Messi (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Legjenda franceze, Robert Pires ka folur fjalë të mëdha për yllin argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi.  

Messi është njëri nga lojtarët më të mirë në histori të futbollit padyshim, pasi deri më tani ka arritur të fitojë pesë Topa të Artë.


Përveç çmimeve individuale, Messi ka shënuar edhe më shumë se 500 gola dhe ka fituar trofe të rëndësishëm ekipor.

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit
Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave i Ligës së Kampionëve, mbizotërojnë yjet e Barcelonës dhe Real Madridit

Për shumë kë, Messi është më i miri i të gjitha kohërave, por për disa tjerë ka legjenda tjerë më të mirë se ai si psh. Zinedine Zidane, Diego Maradona apo Cristiano Ronaldo.

Megjithatë, legjenda franceze, Pires, i cili ka luajtur me lojtarë si Zidane e Henry ka thënë se Messi ka diçka më shumë se këta dy, por edhe se Ronaldinho dhe Ronaldo.

“Nëse ai luan si kundër Espanyolit, është e pamundur ta ndalosh. Ishte i pabesueshëm”, ka thënë fillimisht Pires për Mundo Deportivo.

Malcom: Messi nuk është nga kjo botë
Lexo po ashtu Malcom: Messi nuk është nga kjo botë

“Kam luajtur me Zidane, Henry dhe [Juan Roman] Riquelme, dhe kundër Ronaldinhos dhe Cristianos, por Messi ka diçka që askush tjetër nuk e ka”.

“Nuk e di nëse ai është më i miri në histori, por ka pak në vendin ku është ai”, përfundoi legjenda franceze. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori