LAJMI I FUNDIT:

Gani Thaçi flet për përfshirjen e shoferit të institucionit që ai drejton në rrjetin e drogës

Gani Thaçi flet për përfshirjen e shoferit të institucionit që ai drejton në rrjetin e drogës

Gani Thaçi, shefi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka folur lidhur me rastin e shoferit të institucionit që ai e drejton, Enis Qerka, i cili është arrestuar nën dyshimin se është kapur me 113 kilogramë narkotikë, që dyshohet të jetë marihuanë.

Thaçi, i cili është vëllai i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, ka thënë se për rastin e Qerkës ka marrë vesh nga mediat.


Për Enis Qerkën thotë se nuk ka qenë me veturën zyrtare në momentin e arrestimit, as me veturën e tij.

“Ka qenë në veturën e një shokut të tij, i cili ka qenë duke shkuar në një dasmë në Shkup”, ka thënë për Kallxo.com Gani Thaçi.

Thaçi ka mohuar se Enis Qerka është shofer i tij, duke thënë se është shef i logjistikës deri në janar. “E më pas do të ketë pozitën e shoferit, por jo shofer i imi, por i të gjithëve, kush ka nevojë”, ka theksuar shefi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.

Megjithatë, Gani Thaçi nuk e ka mohuar se Enis Qerka punon si shofer në institucionin që e drejton ai.

“Ka qenë shef i logjistikës në Byro, por për shkaqe ekonomike i njëjti departament është shu dhe Enisi është lënë si shofer i personave që kanë nevojë për një të tillë. Unë nuk di pse involvona në raste të tilla. Ai nuk është as djali im, as shoferi im, as djali i tezës”, tha Gani Thaçi.

Thaçi insiston se Enis Qerku nuk ka qenë me veturë zyrtare, as të tijën, por në veturën e një shoku me të cilin po shkonin në një dasmë në Shkup.

Thaçi tha se nuk mban përgjegjësi për veprimet e të tjerëve.

“Edhe djali jem me qenë nuk mundem me marr përgjegjësi. Për mua Enisi është djalë i mirë dhe vazhdon të jetë deri në vendim të gjykatës”,  tha Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori