LAJMI I FUNDIT:

Adnan Qahil përjashtohet nga Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni

Adnan Qahil përjashtohet nga Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni

Partia e Lëvizjes së Turqve në Maqedoni (THP) me anë të një deklaratës konfirmoi përjashtimin e anëtarit të tyre Adnan Qahil dhe shpjegoi arsyet për një vendim të tillë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Lëvizja e turqve në Maqedoni (THP) informon opinionin se me një vendim të organeve të partisë, Adnan Qahil është përjashtuar nga partia. Në të njëjtën kohë, kërkohet nga kryeministri Zoran Zaev, që ta shkarkojë atë nga posti i ministrit pa resor.

Një vendim i tillë është një epilog natyror që rrjedh nga veprimet e papranueshme të Qahilit, i cili jo vetëm që hedh poshtë dispozitat e programit dhe statutin e THP-së, por edhe me qasjen e tij jo etike dhe jodemokratike shkel reputacionin e partisë dhe bashkësisë etnike që përfaqëson. Statuti dhe vlerat e THP-së kërkojnë përjashtimin e çdo anëtari që vepron në kundërshtim me interesat e partisë. Në të njëjtën kohë, anëtarë të tjerë që ishin të përfshirë në akte të ngjashme antistatutore u sanksionuan”, thuhet në deklaratën e partisë së THP-së./Telegrafi/