LAJMI I FUNDIT:

Marchisio: Ronaldo e ka ndryshuar stilin e lojës prej se ka ardhur në Juventus

Marchisio: Ronaldo e ka ndryshuar stilin e lojës prej se ka ardhur në Juventus

Claudio Marchisio thotë se Cristiano Ronaldo e ka ndryshuar stilin e tij të lojës prej se është bashkuar me Juventusin në verë.

Mesfushori i Zenit St Petersburg ka kaluar gjithë karrierën e tij me Bianconerët, ndërsa ka folur para sfidës me Interin.


“Do të jetë një ndeshje shumë e rëndësishme”.

“Por kjo është vetëm një ndeshje sepse ka ende rrugë të gjatë. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi janë dy skuadra shumë të forta, të cilat synojnë objektiva të mëdha, përballë njëri-tjetrit”.

Claudio Marchisio te Zenit Saint Petersburg . (Photo by Epsilon/Getty Images)

“Mauro Icardi dhe Ronaldo? Ata gjithmonë i përmbushin pritjet në këto ndeshje të mëdha, edhe pse  janë dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm”.

“Icardi mund të jetë i padukshëm në një ndeshje për 90 minuta, por, siç ndodhi kundër Barcelonës, ai ka nevojë vetëm për një rast për të shënuar. Ai është një nga më të mirat në botë në këtë drejtim”.

“Ronaldo ka ndryshuar stilin e tij të lojës në Itali, ai shpesh vjen ne mes të fushës për të marrë topin. Ai është pjesë e ndërtimit dhe ai është gjithmonë i përfshirë me gola apo asistime. Ai është vendimtar për Juventusin”.

Cristiano Ronaldo te Juventusi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Ata janë të dy kampionë të mëdhenj, por do të kisha besim tek Giorgio [Chiellini] në këto ndeshje të mëdha”, ka thënë Marchisio. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori