LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Evropian pranon kandidaturën e Shkupit për çmimin “Hapësira evropiane e gjelbër 2021”

Komisioni Evropian pranon kandidaturën e Shkupit për çmimin “Hapësira evropiane e gjelbër 2021”

Komisioni Evropian e ka pranuar kandidaturën e Bashkisë së Shkupit për çmimin “Hapësira evropiane e gjelbër” për vitin 2021.

Ky çmim i cili është vendosur nga vitit 2010 shpërblen përparimin që bëhet në një qytet me zbatimin e politikave të gjelbra, gjegjësisht përmirësimin e ambientit jetësor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për çmimin “Hapësira evropiane e gjelbër” garojnë nëntë qytete edhe atë Budapesti (Hungari), Cagilari (Itali), Dizhon (Francë), Lahti (Finlandë), Lille (Francë), Shkupi (Maqedoni), Strasburg (Francë), Tirana (Shqipëri) dhe Vesteros (Suedi).


Bashkia e Shkupit aplikimin për këtë çmim e ka dorëzuar në muajin tetor të këtij viti.

Ndërsa këtë çmim deri tani e kanë fituar Stokholmi, Hamburgu, Vitoria, Nanti, Kopenhagën, Bristoli, Lubjana, Esen, Najmegen, Oslo do ta fitojë vitin e ardhshëm, ndërsa Lisbona në vitin 2020./Telegrafi/