LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e përgjithshme të El Clasicos – Reali më shumë fitore dhe gola sesa Barcelona

Statistikat e përgjithshme të El Clasicos – Reali më shumë fitore dhe gola sesa Barcelona

Sot (e diel) do të zhvillohet derbi më i madh spanjoll në mes të Barcelonës dhe Real Madridit, i njohur ndryshe si El Clasico.

Barcelona është nikoqire e Real Madridit në derbin e javës së 10-të të La Ligas, ndeshja kjo e cila zhvillohet nga ora 16:15 në Camp Nou.

Ky do të jetë El Clasico i 239-të në histori të dy klubeve më të mëdha spanjolle.


Por, cila skuadër ka më shumë fitore dhe ka shënuar më shumë gola në El Clasicot e deritashme?

El Clasicot gjithmonë kanë sjell shumë emocione, gola, por edhe tension..

Faqja e njohur sportive Bleacher Report ka postuar një lajm me statistikat e deritashme sa i përket fitoreve dhe golave në El Clasico.

Statistikat e 238 ndeshjeve derbi të deritashme kanë qenë thuajse të barabarta, por me Mbretërit për një nuancë më të mirë në dy kategoritë.

Sa i përket fitoreve, Los Blancos kanë triumfuar 95 herë në ndeshje zyrtare, për dallim nga Barcelona që ka 93 fitore, ndërsa 50 të tjera kanë përfunduar baras.

Në anën tjetër sa i përket golave, Mbretërit kanë shënuar 401 gola në El Clasico, ndërsa Barcelona ka gjetur rrjetën në 389 raste. /Telegrafi/