LAJMI I FUNDIT:

Pas 3 vitesh, QKUK-ja bëhet me Angiografi

Pas 3 vitesh, QKUK-ja bëhet me Angiografi

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka kumtuar një lajm të rëndësishëm ditën e sotme.

Ai ka treguar se tashmë në QKUK, pas shumë përpjekjeve brenda muajve të fundit, ka arritur Angiografi i ri për Kardiologjinë Invazive.


Me ardhjen e Angiografit të ri, pas heqjes së listave për stentim, tani pritet të hiqet edhe lista për koronarografi, për të cilin shërbime qytetarët e Kosovës kanë shpenzuar miliona euro gjatë viteve të fundit.

“Pas 3 vjet pritjeje, sot erdhi angiografi në QKUK: Jam shumë i lumtur që sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kemi arritur ta sjellim angiografin e ri nga Austria. Është për keqardhje që për shkak të keqmenaxhimeve të këtij sektori, angiografi në vlerë prej 2.1 milionë eurosh, i blerë nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015 me paratë e qytetarëve tanë, është vonuar kaq gjatë.

Si pasojë, mijëra pacientëve kosovarë u është mohuar shërbimi cilësor shëndetësor dhe në Kardiologjinë Invazive janë krijuar lista të gjata të pritjes. Sidoqoftë, ne nuk kemi zgjedhur rrugën e ankesave, të baltosjes e as të hedhjes së fajit.

Ne kemi zgjedhur që të bëjmë reforma, edhe nëse kjo nënkupton rregullim i keqmenaxhimeve të së kaluarës. Urime!”, ka shkruar ministri Ismaili në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori