LAJMI I FUNDIT:

Hulumtime për sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit deri sot

Hulumtime për sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit deri sot

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës ka filluar tryeza shkencore “Sfidat e nacionalizmit shqiptar nga Lidhja e Prizrenit e deri më ditët e sotme”.

Tetë studiues nga Kosova e Shqipëria do te shpalosin hulumtimet e tyre sa i përket rrethanave historike të shqiptarëve qysh prej vitit 1878 deri në ditët e sotme.


Sipas organizatorëve, qëllimi i tryezës është që të dalin në pah rrethanat, mundësitë e zgjedhjet e udhëheqësve shqiptarë ndër vite.