Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media sot ka paraqitur keqpërdorimet që janë gjetur nga auditori i përgjithshëm për ndërmarrjen komunale “Stacioni i Autobusëve” dhe Trafikun Urban në Prishtinë, duke kërkuar nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që të shkarkojë bordin e stacionit të autobusëve.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani tha se ndërmarrja publike “Stacioni i Autobusëve” ka dështuar t’i përmbushë rekomandimet e dala nga auditori i përgjithshëm. Ai tha se bordi i kësaj ndërmarrje ka shpenzuar më shumë mjete se sa ka pasur të hyra financiare.
“Përfaqësuesit e kësaj ndërmarrje publike komunale kanë dështuar t’i përmbushin rekomandimet e dhëna të auditorit të përgjithshëm duke u treguar jashtëzakonisht të papërgjegjshëm dhe indiferent ndaj situatës financiare të kësaj ndërmarrje. Papërgjegjshmëria duket të shpërputhet dhe shpërputhet thellë në mes të hyrave dhe shpenzimeve të cilat dallojnë për 165 mijë e 638 euro. Pra ky bord ka shpenzuar shumë herë më shumë sesa ka pasur të hyra financiare”, ka thënë Ramadani.
Ai tha se tarifa prej 10 centësh që udhëtarët është dashur ta paguajnë në stacionin e autobusëve ka qenë një “plaçkë“ dhe nuk ka bazë ligjore.
Ndërsa, asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani tha se qëllimisht po tentohet të falimentohet ndërmarrja komunale “Stacioni i Autobusëve”.
“Kjo ndërmarrje qëllimisht po tentohet të falimentoj me qëllim të shfrytëzimit nga grupet e caktuara biznesore që tashmë nuk mohohen as nga kryetarët komunal që kanë interesim për marrjen e pasurisë së kësaj ndërmarrje. Kjo gjendje është tentuar të fshihet për shkak të koalicioneve të fshehta të Shpend Ahmetit për ndarjen e këtyre ndërmarrjeve publike, pra me anëtarët e koalicionit të partive tjera”, tha ai.
Rrahmani duke i treguar disa nga të gjeturat e auditorit të përgjithshëm për stacionin e autobusëve tha se në dy ndërmarrjet publike në “Stacionin e Autobusëve” dhe Trafikun Urban të Prishtinës kanë ndodhur keqpërdorime të mëdha me para.
Ai tha se do të kërkojnë nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti që të ndërmarrë masa që t’i ndalojë vjedhjet dhe keq menaxhimet në këto ndërmarrje.
“Këtu kemi të bëjmë përveç performancës së dobët ku në vitin 2016 kemi një humbje prej 167 mijë e 38 euro , po ashtu edhe në vitin 2017 kemi humbje prej 224 mijë e 910 euro humbje, ku punëtorët e kësaj kompanie vjedhin më tutje shtëpinë e vetë aty ku nga ky buxhet edhe marrin rrogat e tyre. E njëjta gjendje fatkeqësisht është edhe në trafikun urban ku sipas informatave që kemi është gjetur një arkë fals e cila lëshon kupon fiskal. Kërkojmë nga kryetari i komunës pasi që tani e ka shumicën e aksionarëve dhe mundet qysh sot të shkarkojë bordin e kësaj ndërmarrje dhe të marr hapat dhe masat e duhura për të filluar një menaxhim të mirë të kësaj ndërmarrje dhe t’i ndalojë vjedhjet dhe keqmenaxhimet” tha ai.
Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje tha se bordi i Stacionit të Autobusëve ka bërë shkelje pasi ka shpërblyer veten kur kjo ndërmarrje ka pasur humbje në të hyra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDeklarimi i pasurisë së Kurtit, Miftaraj thotë se ai po investon në Norvegji
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit
Gjendet 12-vjeçari nga Shtimja që ishte raportuar i humbur
Dritëhije mbi kërkesën e Prokurorisë së Tiranës për pushimin e çështjes për bashkëshortin e ministres Ibrahimaj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
“Shko atje ku ka deve, kjo tokë është Evropë” – përplasje e ashpër mes Kelmendit dhe Shalës
Vëllai i Rrustem Llapit flet për vrasjen e serbit në Gjermani: Është zënë diçka ngushtë Rrusta, ai as shijen e alkoolit nuk e di
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër
Mësohet arsyeja pse Liverpooli vendosi kundër emërimit të Ruben Amorim si trajner të ri