LAJMI I FUNDIT:

Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës

Homazhe për nder të figurës së Ali Lajçit në Kuvend të Kosovës

Në hollin e Kuvendit të Kosovës sot po mbahen homazhe për ish-deputetin Ali Lajçi.

Homazhet kanë filluar nga ora 10:00 dhe do të mbahen deri në ora 12:00.

Lider shtetërorë dhe figura të njohura kanë bërë homazhe për nder të figurës tashmë të ndjerit, Ali Lajçi.

Homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Pos presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, homazhe bëri edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bën homazhe për Ali Lajçin /Foto: Ridvan Slivova/

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi
Lexo po ashtu Vdes ish-kryetari i Pejës, Ali Lajçi

Ndryshe, Ali Lajçi ka ndërruar jetë të dielën.

Ai ishte i dënuar politik nga regjimi i Serbisë. Në vitin 1981 ai ka qenë organizator i demonstratave, arsye për të cilën është dënuar me 15 vite burg.

Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/