Përfaqësues nga zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE), konsiderojnë se gjendja e tyre është alarmante.
Në mungesë të përfaqësuesve-deputetë të komuniteteve, zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve (VoRAE) dhe rrjeti KOSINT kanë mbajtur takimin e parë publik me deputetë.
Sipas Isak Skenderit nga VoRAE, gjendja e komuniteteve është alarmante, dhe se ky takim po synon avokimin dhe integrimin e tyre.
“Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptianë vazhdojnë të jenë komunitetet më të margjinalizuara në shtetin tonë, me sfida të shumta veçanërisht në fushat e arsimit dhe punësimit, të cilat janë dy pikat kyçe dhe kryesore edhe për neve, edhe dy temat që kishim dashur edhe me grupin e juaj t’i trajtojmë, dhe përmes juve të tentojmë në një mënyrë të ndërtojmë politikat me të cilat do të mundemi me i tejkalu këto dy, veçanërisht këto dy sfida kryesore”, tha Skenderi.
Jehona Xhaferi nga rrjeti KOSINT tha se janë bërë bashkë të gjitha organizatat të cilat punojnë për komunitetet, në mënyrë që të tejkalohet kjo gjendje, dhe të ndikojnë në avokomin e tyre.
“Një prej ideve ka qenë që ta bëjnë një grup të deputetëve nga partitë shumicë, për të na ndihmuar ose për përkrahjen e aktiviteteve të ndryshme kemi shiku por, mos të përmendim emra të ndryshëm në buxhetim për qendra mësimore ose në ndarje të informatave për punësim, një ide është për nga aspekti i punësimit, të gjitha pozitat të cilat do të hapen, sepse disa do të dalin në pension në ndërmarrje publike sidomos, nëpërmjet jush të marrim informata me kohë dhe të sakta që të mund ne të ndihmojmë për nga ana e komunitetit për aplikim në këto pozita edhe për masa afirmative”, tha Xhaferi.
Ndërsa, sipas deputetes së Alternativës, Mimoza Kusari Lila, do të duhej që të mblidhen statistika dhe shifra në lidhje me gjendjen e tyre, që në atë mënyrë të mund të kenë ide edhe si të veprojnë.
“Unë mendoj që duhet me shku në një operacionalizim më të madh edhe të aktivitetit tanë, por edhe në pika konkrete të cilat dëshirojmë me i arrit. E kam frikën edhe duke i lënë të gjeneralizume synimet tona për shembull avancimi në cilësinë e arsimit ose rritja e punësimit, do të mbesin në këtë pikë aty edhe ku kemi fillu” tha Kusari-Lila.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku u shpreh se në këtë takim do të duhej të ishin deputetët përfaqësues të komuniteteve që të dihet se cilat janë pengesat për avokimin e tyre.
“Unë e kam një ide, një propozim, që sigurisht ju keni me kundërshtu, sepse me start kom pyet, pse nuk i kem kolegët e komuniteteve do të thotë që juve ju përfaqësojnë në Kuvend, nuk janë në grupin avokues, unë e kam marrë përgjigjen që më lehtë depërton zëri i juaj shumicë në Kuvend, gjë që është e vërtetë edhe fakti tjetër është i vërtetë që e kanë pasur fuqinë e vogël që me ndihmu komunitetit të vet, mirëpo sa do që është e vogël ajo fuqi, dëshira e tyre duhet me qenë shumë sinqertë. Ku dëshira dhe vullneti duhet me qenë shumë më e madh se i joni”, tha Izmaku.
Për mos prezencën e deputetëve përfaqësues të komuniteteve, është ankuar edhe Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), po ajo është shprehur e gatshme që t’iu dalin në ndihmë komuniteteve , e po ashtu të ndikojnë në avokimin e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë