LAJMI I FUNDIT:

Katër skuadra italiane duan ta huazojnë Coricin

Katër skuadra italiane duan ta huazojnë Coricin

Ante Coric duket se do të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mesfushori i talentuar kroat iu bashkua Romës në verë, por që nuk ka arritur të lë gjurmë tek gjiganti italian.


21-vjeçari ende nuk ka debutuar me Romën në ndeshje zyrtare dhe po pret rastin.

Trajneri Eusebio Di Francesco nuk i ka besuar ende djaloshit të artë kroat dhe po mendon ta huazojë në janar.

Corriere Dello Sport ka shkruar se katër skuadra italiane duan ta huazojnë kroatin.

Sassuolo, Empoli, Bologna, dhe SPAL janë ekipet italiane që e duan huazimin e talentit kroat.

Mirëpo interesim për të kanë shprehur edhe dy skuadra në Gjermani si Stuttgart dhe Bayer Leverkusen.

Roma i ka dhënë dritën e gjelbërt huazimit të tij, tani mbetet në dorë të Coric për ta zgjedhur skuadrën se ku do ta vazhdojë karrierën. /Telegrafi/