Gresa, një nga banoret më të pëlqyera të Big Brother VIP Kosova, u eliminua mbrëmjen e kaluar (e premte) dhe nuk mundi të sigurojë një vend si finaliste.
Ajo u përball me një vendim të papritur, duke u larguar nga shtëpia përkrah Leonit dhe Drenushes. Ndërkohë që finaliste të siguruar ishin Xheneta, Sara, Vullneti, Xuxi dhe Driloni.
Pas eliminimit, Gresa reagoi në llogarinë e saj në Instagram, duke falënderuar publikun për mbështetjen dhe dashurinë që i kanë ofruar gjatë gjithë kohës që ka qenë pjesë e shtëpisë. Ajo theksoi se ndodhej tashmë në shtëpinë e saj në Ferizaj dhe ishte shumë e lumtur për të gjithë mesazhet pozitive që kishte marrë nga ndjekësit e saj.

“Pershendetje publiku ma i miri në botë. Jam në shtëpinë time në Ferizaj dhe jam shumë e lumtur. Faleminderit për krejt mesazhet e mira, për krejt dashurinë e madhe që ma keni ofruar. Nuk e kam besuar as vete që kam marrë kaq shumë mesazhe të mira për ju”, tha Gresa në videon e postuar.
Ajo nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin e saj dhe theksoi se ishte një vendim i padrejtë, duke shtuar se e meritonte të ishte pjesë e finales.
“Është e vërtetë që dola padrejtësisht nga ajo shtëpi, është e vërtetë që e meritova finalen, siç e keni thënë edhe ju. Dhe është e vërtetë që më është bërë një padrejtësi nga produksioni dhe jo nga publiku”, vazhdoi ajo. Gresa u shpreh se, megjithatë, ajo është e lumtur për dashurinë që ka marrë dhe theksoi se do të vazhdojë të ndjekë me gëzim këtë rrugëtim.
Gresa gjithashtu bëri të ditur se ishte e vetëdijshme për mënyrën se si funksionon produksioni i Big Brother dhe se kjo është pjesë e lojës. “Produksioni normalisht që i bën këto lojëra dhe do t’i bëjë gjithmonë, sepse të tillë jemi ne dhe nuk do të ndryshojmë asnjëherë”, shtoi ajo.
Përkundër reagimeve pozitive, ka pasur shumë komentet nga shikuesit, të cilët e cilësuan vendimin si të padrejtë, duke shprehur mbështetje të madhe për Gresën dhe duke e konsideruar si një nga banoret që meritonte vendin në finale.
Pavarësisht eliminimit, Gresa falënderoi fansat për mbështetje dhe u shprehu dashuri të madhe, duke u premtuar atyre se do të shihej sërish në videot e ardhshme. “Ju dua shumë”, përfundoi ajo. /Telegrafi/
View this post on Instagram
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno: Nuk e shoh Gjestin fitues

Gjesti flet për ish-të dashurën: Femër më të fortë s’kam parë, më ka duruar shumë

"Gjesti mund të bëhet Donald Veshaj, por ti nuk bëhesh dot Bora Zemani" – Ronaldo Sharka sulmon Xhenetën në një debat të ashpër

Shpërthen Ronaldo ndaj Xhenetës: Ke kërkuar vetë të futesh në Big Brother VIP Albania, tregohu e sinqertë

Gjesti për Jozin: I gjatë, i pashëm por dy fije mend

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe