I ftuar në emisionin “Prime Verë” në Kanal 10, këngëtari Blero u përfshi në një sfidë ku duhej të bënte një prank ndaj bashkëshortes së tij, Eronitës.

Gjatë një telefonate, ai i tregoi asaj se kishte marrë një ofertë për t’iu bashkuar kastit të Big Brother VIP Albania 6, por tha se ishte në dilemë nëse duhej ta pranonte.


Për këtë arsye, Blero vendosi t’i kërkonte mendimin e bashkëshortes.

Foto: YouTube

Eronita, pa e ditur se gjithçka ishte pjesë e një sfide, reagoi menjëherë duke i thënë: “Nëse ti mundesh me nejt pa bebin, ti shko, kqyre vet".

Blero vazhdoi ta mbante seriozitetin dhe iu përgjigj: “Hajt të mendoj edhe njëherë beb”.

Vetëm më vonë, kur mori vesh se ishte pjesë e një sfide televizive, Eronita reagoi me humor duke i dërguar një mesazh Bleros: “Shihemi te shtëpia”.

Ndërkohë, gjatë emisionit, këngëtari foli edhe për mundësinë e një rikthimi në formatet e Big Brother.

- YouTube www.youtube.com

Ai pranoi se në rrethanat aktuale do ta kishte të vështirë të bëhej sërish pjesë e reality shout. /Telegrafi/