LAJMI I FUNDIT:

Sokoli falënderon të gjithë te Llapi, por jo edhe drejtorin Tahir Batatina

Sokoli falënderon të gjithë te Llapi, por jo edhe drejtorin Tahir Batatina

Bylbyl Sokoli ditë më parë u largua nga Llapi.

Por përveç largimit të Sokolit, nga klubi bardh e kaltër u largua edhe kryetari i saj Nexhat Dumnica.


Trajneri i mirënjohur kosovar pas ndeshjes ndaj Prishtinës u sulmua para banesës së tij nga disa persona të panjohur, derisa policia e Kosovës po heton rastin.

Por pas largimit nga Llapi, tani Sokoli ka falënderuar të gjithë llapjanët për përkrahjen e madhe.

Në një shkrim të publikuar në profilin e tij në Facebook, Sokoli nuk e ka përmendur fare drejtorin e klubit Tahir Batatina, me të cilin nuk kishin marrëdhënie aq të mira.

Shkrimi i plotë i Sokolit:

“Një falënderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e përkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.

Një falënderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.

Falënderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.

Falënderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.

Falënderim për një bashkëpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithëmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap”, shkruajti Sokoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori