LAJMI I FUNDIT:

Shala premton masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore, pendohet për gjuajtjen me armë

Shala premton masa për mbrojtjen e prodhimeve vendore, pendohet për gjuajtjen me armë

Endrit Shala, njeriu që i qëndroi Limajt afër në secilin proces dhe kohë të pasluftës është emëruar ministër i Tregtisë dhe Industrisë. Shala në një prononcim për RTV Dukagjini ka paralajmëruar se do të përdorë peshën politike që ka për të shtyrë përpara disa procese në ministri, siç është reciprociteti për mbrojtjen e produkteve vendore.

“Ne si Ministri e tregtisë mund t’i ndihmojmë dhe përkrahim prodhuesit vendor. Pres një raport detal për atë se çka mund të prodhojmë ne si vend dhe ku ne mund t’i ndihmojmë prodhuesit e vendit, me masa të reciprocitetit në raport me tregtinë e pabarabartë, apo importin e pabarabartë që po ju bëhet prodhuesve tanë”, ka thënë Shala.

Endrit Shala emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë (Dokument)
Lexo po ashtu Endrit Shala emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë (Dokument)

Ai më parë ishte këshilltar i zëvëndëskryeministrit Fatmir Limaj. Po ashtu, ishte shef i kabinetit kur Limaj ishte Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit. Ai ka kaluar në të gjitha proceset gjyqësore që ka kaluar Limaj.

Së fundi u bë i njohur për një gjuajtje me armë në një festë ku krerë të politikës po festonin lirimin e Fatmir Limajt nga aktakuzat.

Shala për RTV Dukagjinin thotë se është penduar për gjuajtjen me armë. Thotë se gjithçka që ka pasur e ka sqaruar në prokurori, sikurse edhe pendesën.

Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e Limajt
Lexo po ashtu Ngritet aktakuzë ndaj zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e Limajt

“E kam pranuar si vepër duke u penduar, dhe sinqerisht duke mos e ditë se përdorimi i një arme me gaz është e ndaluar. Gjithçka që kam pas unë me i thënë për këtë çështje ua kam sqaruar organeve të drejtësisë. Unë e kam pranuar si vepër duke u penduar dhe duke mos e ditë që përdorimi i një arme me gaz është i ndaluar”, ka thë ai.

Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani (Dokument)
Lexo po ashtu Lirohet nga detyra ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani (Dokument)

Ministri i ri i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë se me ish-ministrin Bajram Hasani kanë marrëdhënie të mira dhe se ky do të vazhdojë punët e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Pushime në plazhin më të bukur në Shëngjin - Rana e Hedhun, ekskluzivitet nga Kompania Shpejtimi

Kompania Turistike Shpejtimi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Ku ka shqiptarë, ka Birra Peja dhe Go+!

Devolli Group
Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Një platformë për të gjithë - Telegrafi Jobs

Telegrafi Jobs
Kalo në kategori