Përfitimet shëndetësore të dietës mesdhetare janë eksploruar vazhdimisht gjatë viteve të fundit, ku disa pohojnë se një dietë e tillë mund t’jua zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës.
Sidoqoftë, mënyrat se si dieta mund të ndikojë në mirëqenien e përgjithshme të meshkujve dhe femrave nuk janë eksploruar hollësisht deri tani, transmeton Telegrafi.
Një studim i fundit ka zbuluar se femrat që i nënshtrohen një diete të tillë janë më pak të prira sesa meshkujt që e ndjekin dietën e njëjtë të kenë sulm në tru.
Sipas zbulimeve të publikuara në revistën ‘American Heart Association’, femrat që i nënshtrohen një diete mesdhetare mund ta zvogëlojnë rrezikun e sulmit në tru deri në 50%.
Por, çfarë lloje ushqimesh duhet t’i hanë femrat në mënyrë që ta zvogëlojnë një rrezik të tillë?
Fillimisht duhet të kenë parasysh se dieta mesdhetare është inspiruar nga ushqimet që konsumohen kryesisht nga banorët e Spanjës, Italisë dhe Greqisë.
Dieta përmban një shumëllojshmëri pemësh dhe perimesh, shumë peshk, një sasi të moderuar të produkteve të bulmetit dhe një sasi të vogël të mishit.
Vaji i ullirit, pastat, orizi i kaftë, mishi i bardhë, salmoni, farat, etj. janë disa prej ushqimeve më të zakonshme të kësaj diete. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë