LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shumë vende kanë mafia, por vetëm në Maqedonia, mafia mori vendin e vet

OBRM-PDUKM: Shumë vende kanë mafia, por vetëm në Maqedonia, mafia mori vendin e vet

Në një kumtesë të lëshuar të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Shumë vende kanë mafia, por vetëm në Maqedoni, mafia mori vendin e vet. Republika e Maqedonisë shndërrohet në tokë e premtuar për kriminelët dhe kjo nuk do të ndryshohet me ndryshimin e emrit dhe identitetit që propozon Zaevi”.

“Nuk ka siguri, njerëzit vriten, fizikisht sulmohen nëpër rrugë, ndërsa përgjegjësi nuk ka për asnjë. Bashkia e Shkupit është skenë e filmave me krim dhe jo qytet ku qytetarët mund të jetojnë pa u frikësuar për jetën e tyre dhe jetën e më të afërmve. LSDM-ja e shkatërron shtetin, ndërsa siguria e qytetarëve është vendosur në pikëpyetje. Që kur LSDM-ja është në qeverisje, jemi dëshmitarë të dhunës që po ndodh nëpër rrugë, vrasje dhe luftë me armë nëpër gjithë shtetin. Kriminaliteti mbretëron ndërsa sigurinë askush nuk e garanton. Vrasës brutal shëtisin në liri, ndërsa dëshmi për këtë është që në mes të ditës, vrasësi e vrau futbollistin Martin Janushev. Kaluan dhjetë muaj, kundër vrasësit nuk ka asnjë procedurë dhe nuk është arrestuar” thonë nga OBRM-PDUKM.


Në kumtesën e partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se LSDM-ja dhe Oliver Spasovski në vend se të punojnë për qytetarët, ata kërcënojnë sigurinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Përderisa kriminaliteti, dhuna, kërcënimet dhe haosi mbretërojnë nëpër rrugët e Maqedonisë, Zoran Zaevi në mënyrë të përshpejtuar i shet interesat kombëtare dhe shtetërore të Republikës së Maqedonisë. Zoran Zaevi i pranoi të gjitha kërkesat e Greqisë, pranoi të mos ketë përdorim të emrit, u dorëzua nga identiteti maqedonase dhe u pajtua me fshirjen e historisë dhe kulturës maqedonase. Qytetarët nuk mbajnë mend se kur MPB-ja për herë të fundit ka zbardhur ndonjë rast kriminal. Qytetarët kanë të drejtë të kenë frikë. Kriminelët lirshëm shëtisin nëpër rrugë dhe kërcënojnë paqen dhe stabilitetin në lagjet tona. Oliver Spasovski e shndërroi MPB-në në institucion jo funksional”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Sipas tyre Oliver Spasovski nuk ka kapacitet ta udhëheq MPB-në.

“Është koha kur Spasovski plotësisht të përkushtohet në agjendën partiake dhe të dal nga ministria. Kështu qytetarët do të kenë dëm më të vogël. Haosi që e krijojnë Zaevi dhe LSDM-ja duhet të ndalohet. Kriminaliteti dhe dhuna duhet të mbarojnë”, thonë nga OBRM duke ju bërë thirrje qytetarëve t’u bashkëngjiten në protesën e tyre që në Ohër ditën e diell./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori