U shënua Dita Evropiane “Pa viktima në rrugë”, që në shtetet evropiane shënohet çdo vit, ndërsa në Kosovë për herë të dytë. Me rastin e shënimit të kësaj dite u organizua një tryezë me temë: “Dita evropiane pa viktima në rrugë”. Në këtë tryezë i pranishëm ishte edhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.
Lidhur me atë se çfarë është duke u punuar në rritjen e sigurisë në komunikacion nga ana e Ministrisë së infrastrukturës, ministri Lekaj theksoi se aksidentet në trafik janë shqetësuese për të gjithëve.
“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në komunikacion. Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq. E kam krijuar edhe Task-Forcën për siguri në komunikacionin me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse. Kjo Task-Forcë, është duke punuar çdo ditë në terren për të evidentuar pikat e zeza ku po shkaktohen aksidentet”.
Pas përfundimit të punës së këtij komisioni do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë. Sipas raporteve të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar.
“Numri i aksidenteve për periudhën janar-gusht të këtij viti ka rënë për rreth 13 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përqindja e aksidenteve me fatalitet është zvogëluar për 17 për qind. Thirrja ime është: “Të gjitha rrugët pa aksidente”.
Me këtë nënkuptohet mos dëmtimi i brezit rrugor, të mos prishen: sinjalizimi, ndriçimi, pahitë elastike- mbrojtëse, të kryhen kontrollimet teknike me rregull, dhe shumë veprime të tjera, Policia e Kosovës të jetë më shumë edukuese se sa ndëshkuese. Në këtë drejtim ne kemi miratuar disa udhëzime administrative, për nivelin e edukimit të ngasësve dhe po ashtu, rikategorizimin e rrugëve, që t’i marrim edhe disa rrugë nën përgjegjësinë e ministrisë, në mënyrë që të sinjalizohen dhe të rindërtohen. Në bashkëpunim e kolegjin “Tempulli” dhe Policinë e Kosovës, kemi punuar në organizimin e fushatave vetëdijësuese për rritjen e sigurisë në komunikacion. Puna jonë nuk duhet të ndalet deri në evitimin e rrezikshmërisë nëpër rrugët tona“.
Në këtë tryezë për rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor, folën edhe Nora Hasani, drejtoreshë e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, drejtori i Kolegjit “Tempulli” si dhe pjesëmarrës tjerë ekspertë të komunikacionit.
U fol edhe për përgatitjen e planeve dhe veprimeve për edukimin e gjeneratave të reja për të menaxhuar trafikun si dhe për sigurinë në rrugë dhe të gjitha aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me këtë siguri.
Gjatë kësaj tryeze ministri Lekaj iu përgjigj pyetjeve të cilat kishin të bënin me përmirësimin e infrastrukturës rrugore si dhe sigurinë në komunikacion.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin edhe pjesëtarë të: Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së), Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve, bashkëpunëtorë të Hekurudhave të Kosovës, të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, të AMRKS-së, dhe ekspertë të ndryshëm dhe përfaqësues të institucioneve tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Telegrafi Jobs, busulla jote për karrierë
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë