LAJMI I FUNDIT:

Fan Bingbing, një nga aktoret më të paguara në botë zhduket pa lënë gjurmë

Fan Bingbing, një nga aktoret më të paguara në botë zhduket pa lënë gjurmë
Foto: WireImage

Fan Bingbing, aktorja më e famshme kineze dhe një nga aktoret më të paguara në botë, është zhdukur pa gjurmë.

Tash e tre muaj nuk ka informacion mbi gruan e suksesshme kineze e cila bëri famë me rolet e saj në filmat “Iron Man” dhe “X-Men”, transmeton KosovaPress.


Mediat amerikane raportojnë se Bingbing ndoshta është arrestuar fshehurazi për fshehjen e taksave në industrinë e filmit, gjë e cila hidhëroi autoritetet kineze.

Një artikull që është botuar më 6 shtator, media shtetërore kineze “Securities Daily”, thuhej se Bingbing është nën kontroll dhe se pritet aktgjykimi ligjor.

Fan Bingbing (Foto: WireImage)

Por, ky informacion u fshi shumë shpejt. Në të njëjtën kohë, nuk ka informata zyrtare rreth akuzave, si dhe informacione zyrtare mbi një hetim të pretenduar kundër aktores.

CNN shkruan se problemet e saj filluan në maj të këtij viti kur ajo publikisht njoftoi kontratën e saj të filmit.

Sipas tabloidit “Global Times”, Fan kishte dy kontrata të ndryshme – një zyrtare ku thuhej se ishte paguar rreth 1.5 milion dollarë dhe një private sipas së cilës ajo kishte fituar 7.5 milionë dollarë.

Kjo praktikë në Kinë njihet si “kontrata jin-yang”. Kontratat e saj për publikun u lansuan nga udhëheqësi televiziv kinez Cui JongJan i cili në qershor kërkoi falje nga aktorja e popullarizuar. Në të njëjtën ditë, autoritetet kineze filluan të hetojnë “kontratën jin-yang” në industrinë e filmit të Kinës.

Pas kësaj, të gjitha reklamat me karakterin e saj u tërhoqën pa shpjegime, dhe aktorja në rrjetet sociale nuk ka qenë aktive për tre muaj. Ekipi i Fan Bingbing ka hedhur poshtë të gjitha akuzat. /KP/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

“Gjithë çfarë fitova, i investova në biznes”, Efi shumë shpejt në ekran me një emision të ri, të padëgjuar më parë

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
Kalo në kategori