LAJMI I FUNDIT:

Mickoski: Secili qytetar të veprojë sipas bindjes së tij në referendum

Mickoski: Secili qytetar të veprojë sipas bindjes së tij në referendum

Pas mbledhjes mes Komitetit Ekzekutiv dhe Komitetit Qendror të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, kjo parti doli me qëndrim zyrtar për referendumin e 30 shtatorit.

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se “OBRM-PDUKM-ja është në anën e atyre të cilët në mënyrë të argumentuar dhe me të drejtë janë kundër kësaj marrëveshje në një mënyrë apo në mënyrë tjetër. Çështja e emrit është një nga çështjet më të rëndësishme që prek historinë, është mbipartiake që prek paraardhësit tonë dhe që prek fëmijët tonë dhe gjeneratat e ardhme. OBRM-PDUKM pas konsultimeve me qytetarët dhe mendimet e ndryshme që janë në popull për abstenim apo të votohet kundër, por edhe ato të paktit që mendojnë se duhet duhet përkrahur, pas takimit të mbajtur me Komitetin Ekzekutiv, kjo marrëveshje është e papranueshme për ne. Për shkak se bëhet fjalë për çështje mbipartiake morëm vendim që secili qytetar të veprojë sipas bindjes së tij”, tha Mickoski në konferencën për shtyp, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai, mes tjerash tha se OBRM-PDUKM-ja është për anëtarësimin në BE dhe NATO dhe se Republika e Maqedonisë nuk duhet të ketë ardhmëri tjetër jashtë këtyre dy organizatave.


Ai në fund i bëri thirrje për debat publik kryeministrit Zoran Zaev dhe të flasin për hapur dhe sinqerisht për të gjithë ndodhitë siç janë marrëveshja me Greqinë, por edhe për të gjitha çështjet tjera që i prek qytetarët e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Në 24-vjetorin e vrasjes, shpaloset portreti përkujtimor i Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së

Lajme
Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Miratimi i buxhetit të shtetit për vitin 2025, Tahiri: Janë nxjerr në pah tri probleme të mëdha të këtij modeli të dështuar qeverisës të Kurtit

Lajme
Kalo në kategori