LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Pjacas konfirmon se mesfushori i Juventusit do t’i bashkohet Fiorentinas

Agjenti i Pjacas konfirmon se mesfushori i Juventusit do t’i bashkohet Fiorentinas
Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Agjenti i Marko Pjacas ka konfirmuar se klienti i tij do t’i bashkohet Fiorentinas në formë huazimi.

Viola është përfshirë në bisedime të zgjatura me Juventusin për shërbimet e futbollistit kroat.


Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

Dhe më në fund është arritur një marrëveshje, ashtu që klubi nga Artemio Franchi e ka mposhtur konkurrencën e klubeve të interesuara.

Lajmet për PJACAN
Lexo po ashtu Lajmet për PJACAN

Në një intervistë për FirenzeViola.it, agjenti Marko Naletilic ka thënë se anësori 23-vjeçar është i kënaqur që do të shkojë te klubi nga Firence.

Marko Pjaca (Foto: Getty Images)

“Është e vërtetë se bisedimet kanë zgjatur qe një kohë. Por, në fund të ditës, duhet ta pranojmë se është pjesë e tregut të transferimeve”.

“Ajo që ka rëndësi është se gjërat u zgjidhën më së miri. Nuk ka diçka tjetër të rëndësishme për të shtuar”.

“Pjaca është vërtet i lumtur për sfidën e re. Ai e njeh traditën dhe rëndësinë e bartjes së fanellës së Fiorentinas në futbollin italian”, ka deklaruar agjenti i kroatit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori