LAJMI I FUNDIT:

Azet mirëpritet nga familja Rugova në rezidencën e presidentit historik

Azet mirëpritet nga familja Rugova në rezidencën e presidentit historik
Azet në rezidencën presidenciale të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram

Reperi i njohur shqiptar me famë në Gjermani, Azet, së fundmi është kthyer në Kosovë për të mbajtur turin e tij të koncerteve në të gjitha qytetet e Kosovës.

Teksa po qëndron këto ditë në vendin prej nga ka prejardhjen, Azet ka pasur rastin të takojë edhe disa prej figurave të rëndësishme në vend.


Sot (e diel) ai është mirërpirtur nga familja Rugova në shtëpinë e tyre.

Ai është shoqëruar për në disa nga ambientet e veçanta të muzeut të të ndjerit, presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Reperi Azeti u mirëprit sot në rezidencën presidenciale të presidentit historik, Ibrahim Rugova

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, është takuar me dy nga fëmijët e presidentit: Ukë dhe Teuta Rugovën, si dhe nuset e shtëpisë: Blerta e Blerina Kllokoqi-Rugova.

Nga mikrpitja që i është bërë, edhe reperi duket se është ndjerë shumë i lumtur dhe falënderues.

Azeti u takua sot me deputeten Teuta Rugova dhe ish-deputetin Ukë Rugova, të dy fëmijë të presidentit historik

Telegrafi ka përcjell nga afër këtë takim të zhvilluar sot në atë që njihet si reziencë presidenciale.

“Faleminderit të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Azet pas përfundimit të takimit.

Reperi Azet tha se u ndje i kënaqur sot nga vizita e tij në familjen Rugova

Gjatë kësaj kohe, ai ka shkëmbyer fotografi edhe me më të vegjlit e shtëpisë, fëmijët e vëllezërve Ukë dhe Mendim Rugova.

Azet u fotografua pranë vajzës së vogël të ish-deputetit, Ukë Rugova (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)

Pas vizitës në shtëpi, Azet ka dërguar lule dhe ka bërë vizitë edhe te varri i presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova. /Telegrafi/

Azet gjatë vizitës te varri i presidentit (Foto: Blerina Kllokoqi-Rugova/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën

Adelina Ismaili shfaqet me veshje kombëtare në emisionin e saj, teksa interpreton live këngën "Me gojë hapur ka mbetur Serbia"

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Rita Ora duket mbresëlënëse në të kuqe, ndërsa shoqërohet nga bashkëshorti dhe motra e saj në New York

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina
Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Kylie Jenner shfaq barkun në një bluzë të ngushtë, në imazhet e reja për veshjet “Khy”

Magazina
Kalo në kategori